Meghan dhe burri i saj, Princi Harry, akuzuan një anëtar të paidentifikuar të familjes mbretërore për racizëm në lidhje me djalin e tyre dhe oborrtarët e Pallatit për injorimin ndaj kërkesës për ndihmë të Markle, kur po mendonte vetëvrasje.
Michelle Obama tha se kujtimet e Meghan në lidhje me pyetjet për ngjyrën e lëkurës së djalit të saj ishin zemërthyese dhe se ajo shpresonte që përvojat e Meghan të jenë një mësim për botën.
Intervista televizive e Meghan dhe Harryt për Oprah Winfrey ka sjellë krizën më të madhe për familjen mbretërore në Britani, që nga vdekja e Princeshë Dianës në vitin 1997.
Ish-zonja e parë amerikane, Obama tha për NBC News: “Ndihem sikur të thyen zemrën kur e dëgjon, sepse ajo ndjehej sikur të ishte në familjen e saj”. “Mendoj se gjëja për të cilën shpresoj dhe mendoj është se, para së gjithash, bëhet fjalë për një familje. Unë lutem për falje dhe shërim për ta në mënyrë që ta përdorin këtë si një moment që na mëson të gjithë ne”.
Mbretëresha Elizabeth tha të martën e kaluar se do të adresonte privatisht hetimet në lidhje me akuzat për racizëm ndaj djalit, Archie.