Kuqezinjtë rikthehen në krye të renditjes
Milan mori një fitore të rëndësishme në Napoli, duke mposhtur një prej rivalëve direkt për vendin e parë të renditjes. Goli i ndeshjes u arrit në fillim të pjesës së dytë nga Giroud.
Milan më pas arriti të mbajë këtë avantazh deri në fund dhe ngjitet në krye të renditjes.
Më herët Juventus mundi po me rezultatin 1-0 Spezian. Goli u realizua nga Morata por edhe për gabimin e portierit të skuadrës së Spezias.