Misteri i mbytjes së anijes në liqenin Maggiore të Italisë, ja çfarë shkuajnë mediat italiane

Mediat italiane shkruajnë se vdekja e agjentëve italianë dhe izraelite ngre dyshime rreth ndonjë spuinazhi ndërkombëtar

Një re konfuzioni dhe pyetje plot mister vijojnë të rrethojnë aksidentin e frikshëm që ndodhi në liqenin Maggiore të Italisë. 

Historia e një varke që u mbyt në liqenin Maggiore më 28 Maj ka elemente të një romani thriller. Por personat që ndodheshin në bord kanë ndezur kureshtjen e hetuesisë, citon Corriere della Serra. 

“A jemi bërë udhëkryq i spiunazhit ndërkombëtar?”, ngre pyetjen kryebashkiaku i Sesto Calende, Giovanni Buzzi.

Katër persona u mbytën tragjikisht në liqenin piktoresk dhe popullor në jug të Alpeve zvicerane. 23 nga ata në bord ishin agjentë italianë dhe tetë ishin agjentë izraelitë. Viktimat ishin Tiziana Barnobi, 53 vjeç dhe Claudio Alonzi, 62 vjeç, të dy anëtarë të shërbimit sekret Italian edhe një izraelit, 50-vjeçari Simoni Erez, një agjent i Mossad. Emri i tij u publikua në mediat italiane, edhe pse mediat në Izrael nuk raportuan nëse ai ishte pjesë e spiunazhit izraelit. Vetëm kapiteni Claudio Carminati dhe gruaja e tij ruse nuk punonin në inteligjencë.

Është padyshim një ngjarje traumatike për të mbijetuarit dhe për familjet që humbën të dashurit, por një sërë faktesh rreth rastit kanë nxitur spekulime se çfarë ka ndodhur saktësisht. Liqeni Maggiore dhe vija bregdetare e tij ndahen midis rajoneve italiane të Lombardisë dhe Piemonte, dhe kantonit zviceran të Ticino.

Disa kompani që prodhojnë teknologji për përdorim ushtarak dhe civil janë të vendosura në Lombardi – dhe Zvicra konsiderohet një vend tranzit për shumë anëtarë të inteligjencës. Corriere shkruan se disa prej personave që ishin në varkë kishin apartamente në këtë zonë.

Gazeta raporton se zona u garanton qeverive të Italisë dhe Izraelit një farë lirie lëvizjeje. Ndërsa disa raporte të mediave të ndryshme thonë se udhëtimi me varkë ishte një udhëtim i pafajshëm mes kënaqësisë për të dëfryer për ditëlindjen e njërit prej personave të pranishëm në varkë. Ndërkaq, disa media të mëdha italiane raportojnë se ishte një takim pune sekret midis agjentëve italianë dhe izraelitë.

Ka interesim të madh për aksidentin dhe prokurori publik, Carlo Nocerino është ngarkuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur. Varka 15 metra e gjatë quhej “Good…uria”, që do të thotë “kënaqësi”. Por kjo varkë u godit papritmas nga një stuhi e fortë me erëra deri në 70 km në orë.

Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, varka u përmbys menjëherë dhe të gjithë pjestarët e saj ranë në ujë. Drejtuesi i varkës, Caludio Carminati tanimë po hetohet për vrasje me dashje. Gruaja e tij, Anna Bozhkova, ishte ruse dhe kishte një leje qëndrimi për të jetuar në Itali.

Shkaku i të gjitha vdekjeve është mbytja, megjithëse mediat italiane raportojnë se nuk është kryer asnjë ekzaminim pas vdekjes. Shtypi italian raporton se të mbijetuarit i morën me shpejtësi gjërat e tyre nga dhomat e hotelit dhe nga spitali ku kishin marrë mjekimin dhe u larguan.

Izraelitët braktisën makinat e tyre me qira dhe u kthyen në shtëpi me një avion izraelit. Hetuesit italianë vijojnë punën e tyre për të zbuluar pse kishte aq shumë njerëz në bord sesa lejohej dhe dyshimet e para janë se varka mund të jetë mbytur për shkak të mbingarkesës duke pasur parasysh edhe motin e keq. Hetimi është shtrirë gjithashtu edhe në masat e sigurisë, mirëmbajtjen, certifikimin dhe sigurimin e anijes.

Leave a Reply