Mjaltë dhe Hudhra – Receta e Supervlerave

Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve. Foto: Flickr Hudhra me mjaltin është një kombinim fuqiplotë që mund t’ju transformojë në një shembull të shëndetit dhe energjisë. Kjo recetë nuk të rëndon në buxhet, është e lehtë për tu përgatitur dhe mbi të gjitha, ndihmon mirëqenien tuaj. Si hudhra ashtu edhe mjalti janë përdorur prej mijëra vitesh në kura të ndryshme popullore mjekësore. Së bashku, hudhra dhe mjalti janë të fuqishme për shëndetin e njeriut. Vlerat e hudhrës kur konsumohet e gjallë janë shumë më të mëdha se kur ajo është në formën e suplementit. Edhe nëse jeni dashamirës të hudhrës, sërish e keni të pamundur të konsumoni mjaftueshëm. Duke e kombinuar me mjaltin, intensiteti i aromës së hudhrës zbutet ndjeshëm, duke e bërë më të lehtë dhe më të tolerueshme ngrënien e saj në sasi më të mëdha. Mjalti është i mbushur me vlera shëndetsore, por kur kombinohet me hudhrën e mban sistemin imunitar në formë. Të dy përbërësit janë një fuqi më vete për sistemin imunitar dhe konsiderohen si armik i të ftohtit, alergjive dhe gripit. Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb.org vlerat shëndetësore të mjaltit dhe hudhrës, si një kurë natyrale për forcimin e sistemit imunitar. Përse të zgjidhni mjaltin: Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve. Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale. Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “ multivitaminë.” Mjalti mund të përdoret për të forcuar energjinë, sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar dhe lufton infeksionin. Përse të zgjidhni hudhrën: Hudhra është fantastike falë vlerave kundër inflamacionit, baktereve dhe virozave. Hudhra përmban sasi të mëdha të manganit, kalciumit, fosforit, seleniumit, vitaminës B6 dhe asaj C. Përdoreni hudhrën për të ulur tensionin e gjakut, përmirësuar shëndetin kardiovaskular, ulur kolesterolin dhe metabolizuar hekurin. Hudhra me mjaltë, receta e supervlerave 1. Pastroni dhe sterilizoni kavanozin.  Përdorni një kavanoz të përshtatshëm për sasitë e nevojshme të hudhrës dhe mjaltit që do të përpunoni. Mjalti duhet të mbulojë thelbinjtë e hudhrës dhe të lërë një hapësirë të vogël në sipërfaqe. 2. Përgatisni hudhrën. Qëroni hudhrën e freskët. Pritni cepat dhe shtypini thelbinjtë duke lejuar përzierjen më të plotë me mjaltin. Edhe pas disa javësh, thelbinjtë e hudhrës ruajnë dendësinë dhe fortësinë e tyre. 3. Hidhini në kavanoz dhe mbulojini me mjaltë Nëse jeni duke përdorur mjaltë puro, atëherë duhet ta ngrohni mjaltin në një enë me ujë të ngrohtë. Mos e teproni me temperaturën sepse nxehtësia shkatërron vlerat shëndetsore të mjaltit. Mbulojini thelbinjtë e hudhrës me mjaltë dhe lejoni pak hapësirë në sipërfaqen e kavanozit. 4. Mbylleni kapakun fort dhe lëreni të mbyllur për disa ditë në temperaturën e ambientit. 5. Futeni në frigorifer. Ju mund ta përdorni hudhrën me mjaltë pas disa ditësh por duhet të dini që shija dhe aroma e hudhrës zbutet pas një jave ose 2 javësh. Thelbinjtë do të qëndrojnë të pandryshuar në mjaltë për muaj të tërë. Ndërsa i konsumoni thelbinjtë me kalimin e ditëve, mos harroni t’i zëvëndësoni me thelbinj të rinj. Nëse mjalti formon bulëza, është thjehst nga procesi i fermentimit. Nëse jeni të shqetësuar për bakteret në këtë formulë, atëher kini parasysh që mjalti lufton mikrobet në mënyrë natyrale. Është e rëndësishme që të përdorni kavanozë super të pastër./AgroWeb.org

Leave a Reply