MM: 42 pasgoditje pas tërmetit në Durrës

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë më shumë detaje rreth tërmetit që u regjistrua pas mesnatës në Durrës.

Epiqendra ka qenë në det pranë Gjirit të Lalëzit dhe ka pasur magnitudën 4.

Ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se nga tërmeti nuk janë raportuar dëme.

Leave a Reply