U nis me pesë valixhe plot me para, 28-vjeçarja arrestohet në aeroport

Një grua kishte tentuar të udhëtonte me avion nga aeroporti i Londrës, “Heathrow” me pesë valixhe plot me para që kapnin vlerën e 2.8 milionë eurove.

Ajo u akuzua për larje parash.

Tara Hanlon u ndalua nga policia në minutën e fundit, pasi zyrtarët e policisë kishin kontrolluar valixhet e saj kuptuan që ajo kishte një shumë të majme me para.

Kjo shumë është shuma më e madhë e cila është konfiskuar ngadogana e Britanisë së Madhe gjatë këtij viti.

Ditën e hënë Hanlon është paraqitur në bankën e të akuzuarve, në paraburgim ajo do të vijojë të qëndrojë deri më 5 nëntor që do të merret vendimi përfundimtar nga gjykata.

Me të është arrestuar edhe një 28-vjeçare, e cila pas procesit të marrjes në pyete u lirua.

Leave a Reply