Shaqir Fetai tashmë ka prekur majat e turpit të shoqërisë dhe të shtetit tonë

(Rreth truqeve të bajatshme dhe të turpshme të Shaqir Fetait me të cilat po mëton të realizojë dëshirën e tij të sëmurë, të bëhet “kryetar”, ky prodhim i ndërkryer nga më të mëkatshmit e Sulejman Rexhepit)

Shkruan Sahadete Veliu

A mundet të ngritet “piari” i një injoranti dhe i një hipokriti duke u bazuar në gënjeshtra e në vetëkënaqësi? Jo, pra! Sado që po mundohet Shaqir Fetai që nga bajga të bëhet lule dhe t’i marrim erë, megjithatë ai ngelë, le të themi, krijesë me karakter të shëmtuar e të pëshirosur, ashtu siç ka dashur ta ndërtojë vetë Sulejman Rexhepi! Shaqir Fetai është, ka qenë, është dhe do të jetë vetëm glasë e Sulejman Rexhepit!
Këto truqe të të shndërruarit me marifet nga glasa në “tufë trëndafilash” Shaqir Fetai i publikon në fb-un zyrtar të BFI-së. Sapo ta hapësh, për këtë fillimjavë do t’i gjeshë disa përpjekje si shqelmimet e fundit të demit të therrur.
“Kryetari i BFI-së” priti në zyre krejt katundin e Çegranit, pastaj do të vijojë me katundin e Jellovjanit e me radhë për të përfunduar me katundin e Gollaguzicës, Muçibabës dhe të Gjylekarit! Sepse, na është bërë “kryetar”, me shumë aktivitete të cilat e pengojnë që të shkojë te katundarët, tash ata duhet t’i vijnë në zyre! Pis!
Jalla, na u çu në këmbë “kryetari” Shaqir Fetai dhe na paska shku me e taku “Zëvendëskryeministrin e Parë shqiptar”, Artan Grubin! Ky na del sikur të jetë i lindur në maj të këtij viti dhe drejt e në postin e “kryetarit” të BFI-së. Aq shumë është i pastër, siç e ka lindë nana. Nuk ka bërë kurrë mëkate, nuk di çka është mëkati, kurrë nuk e ka njohur Sulejman Rexhepin e lëre më t’i ketë shërbyer si rob Shaqir Fetai, prandaj dhe ky i di gjërat nga 27 maji e këndej, sepse këtu u lind ai! Prandaj dhe nuk e di se zëvendëskryeministri i parë shqiptar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut (duhet të theksohet edhe kjo, o bilmeza) ka qenë z. Imer Aliu dhe, është i pari që e ka refuzuar kryeministrin maqedonas antishqiptar (Gruevskin), që publikisht e ka ofendar dhe që publikisht i ka thënë “kurrë më me ty në qeveri”. Kjo nuk i kujtohet Shaqir Fetait!
Shaqir Fetai, që ne krye të “informatës” gënjënë qëllimisht, sepse e di që shqiptarët më shume e lexojnë titullin dhe i kërcejnë lajmet! Të krijojë përshtypjen se ky farë bereqeti u takua me zv/kryeministrin shqiptar! Artan Grubin e ka takuar edhe çuni im, madje gjashtëmbëdhjetë vite para Shaqir Fetait. E ka takuar në autobus, rrugës për në Tiranë, si tifozë të kombëtares që do të luante kundër Danimarkës. Me t’u kthyer çuni, për dy ditë, i kishte marrur të gjitha sjelljet e një rrugaçi të pistë: shahej, i paedukatë, i pakulturë, me çdo kusht përpiqej për ta imituar tashmë liderin e tij të ri, Artan Gubin, “kryeministrin e parë shqiptar” të “Shfercerave”! Tani ka përparuar, sepse, gjysmën e jetës ia ka kushtar patriotit dhe njërit prej prijësve më të dashur shqiptar, z. Ali Ahmetit. Të rrishë me këtë burrë të kobmit dhe të mos avansoshë, do të thoshë se je qenie e kotë! Por ama, për këtë periudhë derisa Artan Grubi i shërben dhe mësohet prej Ali Ahmetit, Shaqir Fetai ia ka fërkuar me shumë lezet Sulejman Rexhepit! Artan Grupi është prodhim i Ali Ahmetit, Shaqir Fetai është prodhim i Sulejma Rexhepit – këtu përfundon rrëfimi!
Për punë “piari” Shaqir Fetai nuk tregon se si u pordh në oborr të shtëpisë kur u nis për në Shkup, gaboi, sepse edhe pordha ishte aktivitet i “kryetarit”! Por nuk e la pa e theksuar si akivitet të qenurit spektator i rëndomtë para foltores ku fliste (pallavra për Shaqir Fetain) Komisari i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhei, me rastin e dorëzimit të Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020. Këtë “aktivitet”, Shaqir Fetai e kishte titulluar me tamam, ashtu siç është e vërteta: Shaqir Fetai “ndoqi prezantimin e Komisarit Evropian”! Pra, arriti ta ndjek si përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve fetare në vend. Flitet se Shaqir Fetai si student ka ndjekur në koncert edhe prezantimin e albumit të Zdravko Çoliçit. Shaqir Fetai ka ndjekur shmë “prezantime”, sidomos ato të Sulejman Rexhepit të cilat i kanë lënë aq shumë mbresa saqë, sot, ai detyrohet bukfalisht ta imitojë Sulejman Rexhepin, duke dalur një kopje e zbehtë karikaturiale e tij!
Qershia mbi tortë! Si produkt i rrenave, i matrapazllëqeve, i intrigave si dhe i karrierës së sëmurë që po e kaplon si koronavirusi, është edhe ky “lajm” i mjerë: “Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u zgjodh anëtar i Këshillit Botëror të Komuniteteve Muslimane”
Diku nëpër lajm thuhet se ai u zgjodh “anëtarë i plotë”!!! A ka anëtarë të përgjysmuar, apo, çerek anëtari? Mos po do të thotë “anëtarë me të drejta të plota”?!
Po si u zgjodh anëtarë Shaqua?! Nuk po themi se pagoi lobimin e futjes së vet personal e privat në këtë organizatë! Le të supozojmë se u zgjodh “me merita”! U zgjodh sepse paska dhënë kontribut madhor në organizimin e Myftinisë së Gostivarit. E dinë anëtarët e kësaj organizate botërore se ku i bie Gostivari? Pse i jep kaq shumë rëndësi kësaj çështje Shaqua, madje kohëve të fundit gjithnjë e më shumë! Të votohet nga anëtarët e një organizate, ndërkohë që bojktotohet dhe refuzohet, madje edhe si njeri, nga anëtarët e “organizatës së vet, rijasetit”! Pikërisht, Shaqir Fetai, tashmë ka hetuar se po i rrëshqet dheu nën këmbë, ndaj vazhdimisht ia do b… që të mburret se çka paska bërë në Myftini, do me thënë që, ju mund të ma pengoni realizimin e dëshirës që të bëhem reis, por ama titullin myfti nuk do të mund të ma merrni sepse kam punuar shumë në ngritjen e kësaj Myftinie! Le të na e tregojë programin e vet, pikat e programit mbi të cilat ka punuar, cilat pika i ka realizuar dhe çka konkretisht ka bërë vetëm Shaqir Fetai, kur ai gjithë kohës, mbi 18 vite, të gjitha të arriturat e BFI-së ia ka përshkruar si merita Sulejman Rexhepit! Tani, ka gënjyer atëherë, apo po gënjen sot?!
Shaqir Fetai, shumë shpejt do të jetë lëndë e institucioneve të ndryshme shtetërore, gjithësesi, lëndë e Antikorrupsionit, lëndë e organeve përkatëse të gjyqësorit, të policisë financiare! Shaqir Fetai ka nisur që të gënjejë nëpër botë, ka nisur t’i gënjejë edhe organizatat e ndryshme botërore, ka nisur ta degradojë Bashkësinë Fetare Islame, ta devalvojë atë, ka nisur të jetë imazhi më i keq i shtetit të Maqedonisë së Veriut, ka nisur ta dëmtojë seriozitetin shtetëror të vendit, ka nisur t’i ofendojë të gjithë myslimanët e vendit, falë aftësive të veta dhe grupeve mafioze për t’i manipuluar disa organe (Apo t’i korruptojë!) përkatëse shtetërore. Shaqir Fetai, si shkelësi absolut i Kushtetutës së BFI-së, si nëpërkëmbës i të gjitha akteve normative të BFI-së, si planifikues i shkatërrimit të këtij Institucioni, përhap gënjshtra se është zgjedhur “kryetar i BFI-së” dhe, falë kësaj gënjeshtre shumë të shëmtuar, falë edhe dokumentimit me “dokument” të falsifikuar, ai mund të thirret apo edhe të anëtarësohet nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare. Pra, meqë tani BFI na paska tjetër “kryetar” atëherë, me automatizëm, do të anëtarësohet në vend të Sulejman Rexhepit! Shumë shpejtë kërkesë e ndërkombëtarëve si dhe e personaliteteve dhe organizatave nërkombëtare do të jetë shporrja dhe margjinalizimi totalisht i Shaqir Fetait nga BFI-ja!
E meriton ky gënjeshtarë, ky matrapaz, ky rrumpallë, që të tolerohet madje edhe të prekë në Kushtetutën aktuale të BFI-së vetëm e vetëm që ai të arriijë të ngelë “kryetar” i BFI-së? Besimtarët e vendit nuk besojnë që këtu do ta ndihmojnë organet policore dhe të gjyqësisë dhe, me neglizhencën e tyre, të kemi një “kryetar policor” nonshalant, pra, ”kryetar” si produkt i ndihmës që vjen indirekt nga neglizhenca e organeve gjegjëse shtetërore. Shaqir Fetai tashmë ka prekur majat e turpit të shoqërisë dhe të shtetit tonë!

Leave a Reply