Momenti ideal që Shaqir Fetai të dorëhiqet

Sot gjithçka ka evoluar! Edhe robërimi, po! Sot nuk ka robërim klasik, pushtim e sundim mbi një popull, mbi një shtet. Sot, robërohet udhëheqësi dhe, krejt shoqëria e shteti janë nën robëri! Robërohet një udhëheqës dhe, tërë Institucionin e ke nën robërim. Për shembull – robërohet Shaqir Fetai tërë Bashkësinë Fetare Islame e ke përdhe, paçavurë

Shkruan Mr. Eset Shaqiri

Zgjedhjet vendore që sapo kaluan, hodhën hije të rëndë sidomos mbi dy persona: mbi kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev dhe, mbi intslacionin e tij në krye të BFI-së, Shaqir Fetain! Të parin populli e demaskoi si “lider të fallsifikuar”, që nuk gëzon përkrahjen e popullit dhe, të dytin, Shaqir Fetain, e demaskoi politika si një urith që kur të del në dritë verbohet tërësisht, sepse, habitati i tij është terri dhe nëntoka!
Është e rëndë kur të sulmohet “lideri fetar” nga politika, kur të akuzohet si militant i verbër i një partie! Lideri fetar, natyrshëm është lider mbi të gjithë liderët e tjerë pjesëtarë të të njëjtit komunitet; lideri fetar ka tagrin që t’i qortojë e t’ua “tëheq” veshin të gjithë liderëve që shkjajnë nga kauza e përbashkët; lideri fetar ka të drejtën që t’i ftojë të gjithë drejt një fitore të përbashkët, drejt një të arriture historike, drejt një synimi të përcaktuar nga rrethanat histoike…
Shaqir Fetai, si mos më keq, shndërrohet në militant partiak dhe, sipas një kandidati për prefekt të një komune, paska kërkuar në emër të Zotit e të Allahut vota për një parti ku aderon ai! Po partitë e tjera, t’i mallkojë Zoti, Allau, në humbje e në zhdukje? Po ata dhjetra mijëra pjesëtarë të partive të tjera që nuk aderojnë në “partinë” e Shaqir Fetait, çka të bëhet me ata? Edhe këta të mallkohen në humbje e në zhdukje? Këtë mëkat nuk e ka menduar Shaqir Fetai, sepse ai nuk mendon vetë, sepse vegël, mjet me mend nuk ka!
Pse kaq poshtë ka degraduar Shaqir Fetai? Çka i ka borxh partisë për të cilën militon duke e devalvuar postin e “reisit” deri në militant të thjeshtë të një partie! Ndoshta kjo parti ia ka rehatuar të gjithë anëtarët e familjes ndaj dhe, humbja e saj mund të shkaktoj “tërmet familjar”! Është thënë e shkruar në qindra e qindra shkrime e komente se, Shaqir Fetai është “instalacion” i të njëjtës parti që e solli në krye të BFI-së e për të cilën tani mundohet ta kthejë borxhin!
Pse Shaqir Fetai t’i ketë borxh një partie, pse t’i ketë borxh një ministri, një drejtori, apo një pushteti? Me një thes problemesh që i ka BFI-ja të shkaktuara nga pushtetet e ndryshme të këtij shteti, sot do të duhej të ishte opozita më e fortë e pushtetit dhe, jo t’i shërbejë pushtetit si lake pa kurrfarë dinjiteti!
Në foltoret e veta që po i mbanë Sali Berisha anekënd Shqipërisë, do ta theksojë edhe një citat të Niçes, i cili thotë: “Njeriu i robëruar është turp i natyrës, njeriu i lirë është fëmija i natyrës”! Tutje, Sali Berisha e trajton edhe dukurinë e heqjes dorë nga dinjiteti për të mirën e një force politike!
Njeriu i kapur, si Shaqir Fetai, njeriu i cili një jetë të tërë ia ka borxh pushtetit, i cili e avancon në karrierë pa kurrfarë merite, jo që është i robëruar por, praktikisht është i vdekur, pa gjak, pa shpirt, i cili, sillet si një robot me bateri. Është në këtë derexhe, sepse ai është pa dinjtet, e ka shitur dinjitetin, apo edhe e ka falur dinjitein për një karrige, të cilën e ëndërron që në “femijëri” por që është shumë koshient që nuk e meriton, nuk mund ta arrijë me kapacitetet e veta, ndaj dhe i nënshtrohet pushtetit, partisë!
Është e drejtë absolute kjo e Shaqir Fetait! Është i lirë të veprojë çfarë të dojë por, nuk është e drejtë që në krye të BFI-së të qëndrojë një njeri i kapur, një i robëruar, një i nënshtruar, sepse i tilli është “turp i natyrës”, respektivisht, turpi i Bashkësisë Fetare Islame në RMV!
A duhet që të jetë kaq shumë e turpëruar BFI-ja, a duhet që të drejtohet prej një të turpëruari, prej një që është pa dinjitet, apo, me dinjitet të lënë peng në kundërshpërblim kolltukun që nuk e meriton?!
Një mysliman i devotoshëm, një njeri që ka sedër e dinjitet, një njeri me besim, për më të madhin kjamet nuk do të pranonte që ta njolloste BFI-në ta degradonte, ta nënvlerësonte, ta turpëronte deri në uljen e nivelit të saj në filiale partie!
Kori diplomatik i vendit tashmë është njohtuar me fakte konkrete që flasin për Shaqir Fetain si agjitator i zjarrtë i një partie politike përgjatë fushatës partiake për zgjedhjet vendore që sapo përfunduan. Subjektet e tjera politike e fetare tashmë e dinë se kush është Shaqir Fetai dhe, në çfarëdo takime e iniciativa do ta kenë një qëndrim refuzues, bllokues ndaj taij, sepse tashmë e dinë që përballë e kanë një militant partie!
Politika nuk do ta lë me kaq punën e Shaqirt Fetait! Ai tashmë është i stigmatizuar si “militant partie”, ndaj tij mund të zhvillohen situata të veçanta “hakmarrëse”, të cilat, do ta njollosnin edhe më shumë figurën lara-lara të Shaqir Fetait. Ndaj, nëse Shaqir Fetai ka vetëm dy gram mend, më e mira për të do të ishte që, të tërhiqej dhe të shpëtonte nga lojërat që pa dyshim do të luhen mbi “çallmën” e tij! Është koha më e mir që ai të tërhiqet, në shenjë të kërkimit falje ndaj shoqërisë sonë, për tërë atë njollë që e ka hedhur mbi personalitetin e BFI-së si subjekt juridik! Fundja, Shaqir Fetai është i padëshirueshëm edhe në katund të vet, edhe në qytetin e vet ku ka shërbyer si Myfti. Të paktë ishin ata që iu përgjigjën apeleve, lutjeve, përbetimeve të tij për t’u rreshtuar në krah të partisë ku aderon ai. Shaqir Fetai humbi si në Çegran ashtu edhe në Gostivar! Nuk ia futën fare apeleve të tij! E refuzuan dhe, si i padëshirueshëm që është tani, ai do të duhej të izolohej deri në një moment më të lakmueshëm për të. Momenti aktual është tepër shumë i disfavorshëm për Shaqir Fetain, të cilin, mund ta zbusë vetëm Shaqir Fetai me tërheqjen e vet prej jetës publike! Ky nuk është një presedent që të lë gojëhapur, por, është një praktikë morale për të gjithë humbësit e ndershëm. Fundja, dorëheqje nga jeta publike dha edhe kryeministri i Shaqir Fetait, Zoran Zaev! Shëndet!

Leave a Reply