Pamje të marra nga kamerat tregojnë momentin dramatik kur terroristi në shtetin e Ohios u qëllua nga policia.
Në video shihen turma të mëdha të njerëzve që vrapojnë në panik dhe duke u fshehur nëpër bare nga vrasësi që vra gjithsej nëntë persona dhe lëndoi 27 të tjerë.
Terroristi, që është identifikuar me emrin Connor Betts, ishte duke u futur në njërin prej bareve ku njerëzit po fshiheshin në momentin kur u qëllua.
Viktimat e Batts ishin mes moshave 22 dhe 57 vjeçare, ndër ta ishin pesë meshkuj dhe katër femra.
Policia e vrau atë vetëm një minutë pasi që filluan të shtënat.