Mynafiku me fytyrën një hektar

“O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” (El Huxhurat, 12)

Shkruan Durim Ganiu

Fjala mynafik i atribuohet spiunit! Spiuni është edhe më i keq se thashethemexhiu. Spiunimi është profesion, thashethemja është sëmundje. Profesioni vetëm shkon duke u përsosur, perfeksionuar dhe zgjëruar. Spuni rrjetëzohet, ky është misioni i tij, prandaj, Krijuesi ynë si “vlerë” më të madhe të tij ia njeh afinitetion për ta hëngër mishin e vëllait të vet të vdekur. Kanibalë! Mundet edhe nekrofil! Nekro-kanibal!
Shaqir Fetai dy-tre ditëve të fundit, mundohet që të tregohet se sa promovues i hafëzlerëve të rinj që është. Po cila është merita e tij në daljen e hafëzlerëve të rinj? Pse nuk ka pikë dhembje, pikë mëshire dhe pikë trishtimi naj këtyre voglushëve që kanë kaluar nëpër tërë ato mynxyra dhe, si pis del dhe i prezanton ata, mburret me të arriturat e tyre, ndërkohë që, brenda ato dy vite sa është munduar “Rojtari i Kuranit”, Shaqir Fetai ka marrur më qafë një dyzinë njerëzish duke i spiunuar, sepse ai tashmë u dëshmua se e ka këtë profesion.
Ai, fatkeqëesisht, edhe vëtë është “hafiz” dhe, kanibalisti nuk ka lënë gjë të keqe pa bërë, nuk ka lënë hajnie pa i duartrokitur dhe pa i ndihmuar, nuk ka lënë vakëf pa shkatërruar, nuk ka lënë devalvim e shkatërrim të vlerave të islamit pa e ndihmuar dhe pa e përkrahur, nuk ka lënë njeri pa marrur më qaf kur kësaj ia ka mësyer babai i tij shpirtëror, të cilit, më në fund ia nguli thikën pabesisht! Mynafiiku nuk reagon në mbledhje, jo nëpër tubime intelektuale, jo përmes fushatave ndërgjegjësuese, jo përmes komisineve, jo përmes mbledhjeve të Rijaseteve, debateve e polemikave, por, thjesht, përmes tradhëtisë së denjë për spiunët që ia ngul onin kush kujt të mundet! Edhe hafiz edhe ta ujisë farën e keqe? Këtë e ka bërë Shaqir Fetai dhe sot, pa fije turpi del dhe “mburret” në emër të hafëzlerëve të rinjë. Është ofendim për këta të rinjë, të gjithë, një ditë, kur do t’i kuptojnë gjërat, do të bëjnë nga një mëkat duke e sharë flliqtë dhe me plotë gojë Shaqir Fetain i cili ka prezantuar në promovimin e tyre si hafëzlerë të rinjë, si “Rojtarë të Kuranit”!
Është sifat i munafikëve, i hipokritëve që personaliteteve të kota t’u drejtohet me “figurë markante”! Kujt nuk ia nguli thikën pas shpine e që paraprakisht nuk i tha “fugurë markante”!? Çdo lavdërim që e bën Shaqiir Fetai duhet të merret me rezervë dhe të qortohet madje për atë lavderim, sepse e ka me hile, e ka të mëkatshme!
Tërë ditës rrinë duke thurrur intriga, takohen nëpër zyre sekrete, bashkë shkojnë në ndonjë event dhe, pastaj, ia nisin para publikut të thurrin elozhe njëri për tjetrin! Dy orë para eventin mblidhen, “myftinjë e kordinatorë” ilegalë e ilegjitimë, marrin dynjanë nëpër gojë, dhe, kur ta marrin mikrofonin në dorë, mbi pesë minuta nisin ta përshëndesin njëri tjetrin, duke u thirrur me dr e mr (ndonëse këto shkronja mund të jenë të emrave të kafshëve “derr” e “magar”), vetëm e vetëm që të dëshmohen si një “organ” i përbashkët që duhen aq shumë sa edhe janë në gjendje të përshendeten tërë ditën. Ndërsa të gjithë e dinë se nuk duhen, se janë mynafikë, se nuk durohen në mes vete, se nuk përkrahen, se të gjithë i frikësohen njëri tjetrit. Shaqir Fetai ka dëshmuar se është tip shumë i lig në kuptimin i djallëzuar, se është dorë e zgjatur e UDB-së dhe se në karrierë do të ngjitet përmes shërbimeve simotra të UDB-së.
Shaqir Fetai, tamam në stilin e UDB-së, tamam në stilin e nekro-kanibalit për të cilin flet ajeti 12 i sures El Huxhurat, tërë meritat e muhafidhit, tërë angazhimin vetëmohues të hafizit të ri, ia atribuon myftiut ilegjitim të Shkupit, Qenan Ismailit. Po cila është merita e këtij farë duduku në tërë këtë aktivitet të shenjtë? Po si nuk i vie turp Shaqir Fetait të lavdërojë njriun i cili e shkallmoi vakëfin e Shkupit! Pse nuk ia kërkon paratë e vakëfit të shitur, pse nuk i kërkon raport, madje, pse nuk ia lëshon policinë financiare që të shikohet se çka po bëhet me vakëfin e Myftinisë së Shkupit te ish-lokacioni i Komunalecit, por e lavdëron dhe e hyp në kupë të qiellit!? E pra, këtë mund ta bëjë vetëm Shaqir Fetai i dalur “teolog” falë mentorit të vet policor, Stakno Dragoviqi (Oficer operativ i cili e ka rekrutuar Shaqir Fetain në UDB me nofkën “ORAO” (Shqiponja))
Populli shqiptar kurrë nuk ka pranuar që t’i prishë eventet e veta (dasma e syneti, fejesa e morte) për faktin që në mesin e të ftuarve ka depërtuar edhe ndonjë fuks. E kanë njohur, e kanë pritur spiunin si misafir, e kanë gostitur dhe e kanë dëgjuar, ndërsa kur kanë folur, kanë pasur bisedat e veta të kodifikuara dhe të vështira për t’u deshifruar nga spiunët prezentë. Spiuni është lodhur nga alegoritë popullore, është ngritur dhe eventi familjar ka vazhduar. Kështu paska ndodhur edhe me Shaqir Fetain, alias “Shiponjën” në përurimin e fundit të hafizit të ri, edhe pse dikush kishte qenë gati të shkoj dhe t’ia tekërlisë çallmën duke folur në mikrofon.
Këta tipa me fyturë një hektar duhet të lavrohen me pllugje gjysëm metërshe, në vend se të ujiten duhet të pështyhen, ndryshe, nuk marrin vesh, janë mësuar me nënçmime e me injorime. Ata nuk dalin nga eventet pa “mësuar” diçka, sepse e kanë porosi, e kanë mision, e kanë të nevojshme për ngritje në karrierë. Prandaj Shaqir Fetait nuk i skuqet fytyra, sepse që moti e ka shitur për karrierë! Edhe i pafytyrë edhe me karrierë?! Kush ia ka premtuar e ka gënjyer, ia ka futur…

Leave a Reply