Pejani 62-vjeçar, Naser Kelmendi sot është arrestuar nga policia serbe. Mediat serbe shkruajnë se Kelmendi është marrë në pyetje nga policia pasi më parë ishte kapur në Loznicë të Serbisë. Sipas N1 pejani 62-vjeçar ishte kapur në një restorant në Loznicë, i shoqëruar nga një femër. Ndryshe, më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.