NATO kërkon nga Rusia që të largojë trupat e saj nga Krimea

Aleanca Veri-atlantike i bëri thirrje Moskës zyrtare të largohet nga Krimeja por kjo thirrje është vlerësuar si ‘‘jo adekuate” nga senatori rus Sergei Cekov.

Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Stewart Pitch, tha se aleanca e vjetër ushtarake nuk e ka njohur bashkëngjitjen e Krimesë me Rusinë dhe i kërkoi Moskës të tërhiqte trupat nga gadishulli.

Por, Cekov ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se NATO dëshiron të destabilizojë situatën në Krime.

Sipas tij, Krimea i është bashkuar Rusisë në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë, dhe se kërkesat e përfaqësuesve të Aleancës nuk janë ‘adekuate’.

Krimeja u bë pjesë e Rusisë në mars 2014 pas një referendumi por Ukraina ende e konsideron atë si territor të saj sovran.

Leave a Reply