NATO planifikon rritje të prezencës ushtarake në Lindje, reagon Rusia

Përfaqësuesit më të lartë të NATO-s kanë mbështetur vendimin e Shteteve të Bashkuara për të rritur shpenzimet e ushtrisë, teksa kanë njoftuar se edhe vetë Aleanca e Atlantikut të Veriut po planifikon që të shtojë prezencën ushtarake në Europën Perëndimore.

Për mediat është prononcuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg, i cili tha se këto masa do të merren për t’i paraprirë çdo agresioni të mundshëm që mund të vijë nga Rusia.

“Unë pres që ministrat e brendshëm të bien dakord me idenë e shtimit të prezencës ushtarake në Europën Lindore. Ne duam të përcjellim një mesazh të qartë, se NATO do të kundërpërgjigjet ndaj çdo agresioni që mund të cënojë aleancën tonë.”

Pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, NATO druhet se zyrtarët e Kremlinit mund të aneksojnë edhe territore të tjera në vendet baltike ose në Poloni. Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Moskës.

Për mediat është prononcuar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila gjatë fjalës së saj nënvizoi se Rusia nuk i kuptonte planet e NATO-s. Në mbyllje ajo tha se këto veprime mund të kërcënojnë seriozisht paqen dhe destabilitetin në Europën Lindore.//Oranews.tv

Leave a Reply