Supriza nga SHBA: John Kerry do të ftoj vetëm Lulzim Bashën në Washington

Burime zyrtare  dhe të konfirmuara nga Partia Demokratike kanë theksuar sot për citynews se kreu demokrat, Lulzim Basha, pritet që të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës menjëherë pas vizitës që do të kryejë në vendin tonë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Të njëjtat burime theksuan se vizita e Bashës për në SHBA po mbahet sekret për tu bërë publike menjëherë pas takimit që Lulzim Basha do të zhvillojë kokë më kokë me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Pritet që Lulzim Basha të ketë një axhendë mjaft të ngjeshur takimesh në departamentin e shtetit, kongresmenë dhe senatorë.

Vizita e Bashës vjen menjëherë pas disa betejave të Partisë Demokratike në luftën kundër krimit politik, por edhe aksioneve të tjera kundër korrupsionit, mbështetjes për Byronë Kombëtare të Hetimit, ligjin për dekriminalizimin dhe veprimeve të tjera të aksionit opozitar. Basha ka qenë sistematikisht në mbështetje të linjës zyrtare të SHBA-ve në të gjitha veprimet e tij. Ai e ka quajtur SHBA-në si partnerin kryesor strategjik të Shqipërisë.

Basha shkon në SHBA për të zhvilluar disa takime mjaft të rëndësishme të niveleve mjaft të larta në departamentin e shtetit. Ndërkohë që kreu i qeverisë aktuale, Edi Rama, ende nuk është pritur nga asnjë takim zyrtar nga autoritetet zyrtare në SHBA

Leave a Reply