Ndërgjegjësimi si një vetëtimë

Një ditë, kur do të ndërgjegjësohet Shaqir Fetai mbase do ta provojë vetëvrasjen! Natyrisht, kjo kurrë nuk do të ndodhë, sepse nuk do të ndodhë as ndërgjegjësimi i tij

Nga Mimoza Doko

Jo vetem karakteristikat hipokrite të Shaqir Fetait që dëshmojnë për faktin që një kohë BFI-në e drejtoi një jo mysliman por, mbi të gjitha për këtë fakt dëshmojnë: degradimi fetar, kadrovik dhe organizativ i BFI-së si dhe dezorientimi total i myslimanëve të vendit.
Këto fakte nuk mund t’i lexojë Shaqir Fetai, sepse akoma është në delir nga eliksiri i tradhëtisë, të cilën e provoi i cytur nga lakmia për ta shijuar përkrahjen dhe mbrojtjen e pushtetit i cili asgjë nuk ka të bëjë me islamin! Po pse këtë babëzitje Shaqir Fetai? Sepse, po zbulohej se një jetë të tërë i kishte shërbyer këtij pushteti si dhe pushteteve të shërbimeve intepegjente të ndryshme antishqiptare! Shtyrja në karrierë, mbrojtja dhe përkrahja do t’i vinë si shpërblim për besnikërinë e tij në aktivitetet e UDB-së.
Pa dyshim, një ditë, do të elaborohen të gjitha këto fakte, do të përdoren si teza disertacioni ku do të zbardhen të gjitha djallëzitë e “një reisi” që ishte produkt i politikave antiislame e antishqiptare në RMV.
Shaqir Fetai, sipas analizave të sjelljeve të tij, akoma është nën efektin e dehjes nga joshja e pushtetit politik i cili në çdo hap është kundër Institucionit të BFI-së. Shaqir Fetai akoma nuk është ndërgjegjësuar për ta kuptuar tradhëtinë e madhe që ia bëri ish-reisit të vet i cili me sukses po e realizonte konceptin e vet mbi një BFI që do të ishte gardian në mbrojtjen e interesave fetare e kombëtare të Shqiptarëve të RMV-së.
Mbase një ditë do të ndodhe edhe ndërgjegjësimi i Shaqir Fetait. Do të jetë i pafuqishëm për t’u drejtuar nga situatat e reja post-ndërgjegjësimit, sepse, do të ngjajë si qentë e rrezikshëm të lidhur nën zinxhirët e pronarit. Madje do të ndjehet i pafuqishëm edhe për të lehur e kuisur!
Atëherë, Shaqir Fafetai do të kuptojë se, të gjitha sukseset galopante, të gjitha të arriturat e paimagjinueshme (eventualisht nëse i arrinë!!!) do t’i duken cikërrima, zero suksese, sepse, do ta brejë tmerrësisht ndërgjegja: si pranova të zgjidhem “reis” nga shërbimet politike-intelegjente, paraprakisht duke ia ngulur thikën atij në duart e të cilit ishte rritur si një fëmijë lozonjar!
Tek atëherë, pas ndërgjegjësimit, do të kuptojë se akti i tij në tradhëti, sa do të ekzistojë ky Institucion, do të kujtohet si komplotist, puçist e tradhëtar më të ndyrë që ka dalur ndonjëherë nga gjiri i popullit! Ai që pranon të bëhet kriminel, nga të tillët do të përfundojë, dhe kjo do ta bëjë sado pak të lumtur. Sepse, do të bëhet shembull se si nuk duhet të përsëritet kurrë një akt i tillë çfarë e bëri Shaqir Fetai në 27 maj të vitit 2020!
Një ditë, kur do të ndërgjegjësohet Shaqir Fetai mbase do ta provojë vetëvrasjen! Natyrisht, kjo kurrë nuk do të ndodhë, sepse nuk do të ndodhë as ndërgjegjësimi i tij! Po nëse dodhë? Atëherë – në rr.s.! Myslimant e vendit gjithmonë do ta kujtojnë si hipokrit që nuk ishte prej nesh!

Leave a Reply