Një është më se e sigurtë – bashkë me Talat Xhaferin që do të ecë nga posti i Kryetarit të Kuvendit të RMV-së, po ashtu, nga posti i vjedhur i reisit do të ikë edhe Shaqir Fetai. I pari për shkak të disfatës partiake, i dyti për shkak të pjesëmarrjes në afera shkatërrimtare të BFI-së! Ndonëse që të dy, fatkeqësisht, nga Gostivari, i pari nuk do të mund ta shpetojë të dytin të ngelur shtatëzënë me aferat e Sulejman Rexhepit
Nga Zahir Bekiri – CHAUSHI
Çka pati Talat Xhaferi që i çoi selam Muhamet Zeqirit-Mukit si dhe Zoran Zaevit që mos të përzihen në BFI dhe t’i mbajnë duart sa më larg këtij Institucioni! Mos është ky institucion i BDI-së? Mos e kanë shndërruar në filiale bankare të BDI-së këtë Institucion të shenjtë të myslimanëve të vendit!
E pyes publikisht Talat Xhaferin: cila parti maqedonase, cili Muhamet, cili Zaev, cili mahluk e ka dëmtuar më shumë Bashkësinë Fetare Islame sesa miku i ngushtë i Talatit, Sulejman Rexhepi, si dhe tërë BDI-ja?
Madje as Nikolla Gruevski, antishqiptari dhe antimysllimani më i madh në rajon, por pronari fuqiplotë i feudëve nga BDI-ja, të cilin e bekon Sulejman Rexhepi, militanti më i madh i BDI-së, nuk e ka dëmtuar aq shumë Bashkësinë Fetare Islame se sa BDI. Të paktën partitë maqedonase që kanë qenë në pushtet janë përpjekur gradualisht ta ndihmojnë BFI-në përmes denacionalizimit të vakëfit, kurse BDI-ja veçsa e ka vjedhur.
Muhamet Zeqiri-Muki, kurrë nuk është përzier në BFI, madje as vetë ai nuk e di se kur i ka shkelur këmba në këtë Institucion! Muki gjithnjë e ka pasur vetëm një shqetësim – pse institucionet shtetërtore (sidomos ato që kontrollohen nga BDI-ja) janë aq të korrruptuara nga Sulejman Rexhepi sa që këtë farë ”bereqeti” e patën ngritur në “lider botëror të paqes”! Muki ka kërkuar që të futet prokuroria në BFI, të futen institucionet përkatëse shtetërore dhe ta skanojnë mirë këtë Institucion. Këtë mendim asnjëherë nuk e ka kundërshtuar kryetari i këtij nënkryetari të LSDM-së, Zoran Zaev, sepse, ky Institucion është brengë e myslimanit të devotshëm dhe jo e një Zaevi, e aq më pak e një Talati i cili na qenka shndërruar në një cerber mitik të BFI-së! Muki vetëm sa e ka shprehur një brengë islamikisht të pastër, kurse, të gjithë ata që e kritikojnë për këtë angazhim Mukin, përfshirë këtu edhe Talat Xhaferin, janë dashakëqinjë më të mëdhënj të BFI-së si dhe kontribues në shkatërrimin total të këtij Instiitucioni. Pse nuk lejon dhe pse frikesohet Talat Xhaferi nga një skanim detal i BFI-së? Do t’i dalë emri në ndodnjë aferë?
Talat Xhaferi e di që, atij më së paku i ka hije të flasë për BFI-në, sepse, thjesht, nuk i përkët atij, thjesht, është miliona kilmetra larg mesazheve që do t’i kishte përcjellë ky Institucion! Por, nëse ai niset nga pozita e “lokalistit të sëmurë”, nëse ai niset se ja, tash përfundoi epoka e “gjakovarëve dhe erdhi epoka e kamenicasve”, (garë kjo në kohën titiste) e ka gabim, me këtë ai dëshmon se është futur në vorbullën e “klanit të Gostivarit” që mendon se tashmë bota duhet me patjetër të sillet rreth kësaj vorbulle! Nëse Talat Xhaferi mendon se “reisi i tij”, Shahaqir Fetai, nuk duhet të ngacmohet, ja ku po ia bëj me dije se, dokumentet që qarkullojnë për të dhe rreth tij, ai e ka të garantuar burgun, ngjashëm si Sulejman Rexhepi, madje sikur edhe krejt “lobi i Gostivarit” të përmbyset, Shaqir Fetai, me izë të Zotit Fuqiplotë, ecë nga ajo pozitë. Jo që këtë e dëshiron Muki, apo Zaevi, Mickovski apo kushdo qoftë tjetër, por, thjesht, historia e tij në bashkëjetesë me Sulejman Rexhepin i rri si “Shpatë e Demokleut” mbi kokë, kështu që, as Talat Xhjaferi, as Ali Ahmeti dhe as krejt ata zhvatës duista që e kanë rjepur BFI-në nuk mund ta shpëtojnë këtë farë Shaqir Fetai. Ai është rrëfim i përfunduar që mbyllet me këtë fjali: Ra Sulejman Rexhepi shkuan në p.s. të gjithë bashkëpunëtorët e tij!
Talat Xhaeri, si një “musliman i devoshëm” duhet vetë të kërkojë që të futen institucionet shtetërore përkatëse brenda BFI-së dhe të kontrollojnë në detaje se çka ka ndodhur në këtë Institucion gati të vdekur, dhe jo të manifestojë “lokalizëm të sëmurë” deri në përmasa të Koronavirusit!
Një është më se e sigurtë – bashkë me Talat Xhaferin që do të ecë nga posti i Kryetarit të Kuvendit të RMV-së, po ashtu, nga posti i vjedhur i reisit do të ikë edhe Shaqir Fetai. I pari për shkak të disfatës partiake, i dyti për shkak të pjesëmarrjes në afera shkatërrimtare të BFI-së! Ndonëse që të dy, fatkeqësisht, nga Gostivari, i pari nuk do të mund ta shpetojë të dytin të ngelur shtatëzënë me aferat e Sulejman Rexhepit!
Maqedonia e Veriut kësaj radhe duhet të jetë më se e bindur se, kushdo që i kërkon votat shqiptare dhe myslimane duhet të dëshmojë fuqishëm, duhet të ketë në programin e vet edhe mënyrën e shpëtimit nga hienat që i janë turrur BFI-së, dhe nuk do të fitojnë asnjë votë ata që i ndjellin këta hiena për ta copëtuar deri në shkatërrim Bashkësinë Fetare Islame në RMV.