Në cilën ditë pa hajër BFI-ja nga Shaqir Fetai?!

Shaqir Fetai, me begraundin prej udbashi, e ka shumë të vështirë që t’i lëvizë dy gurë e ta shtyjë përprara BFI-në! Shtytës nuk e ka interesin islam të vendit por, i ka udbashët në shenjë mirënjohje për tërë ato veprime antiislame që i ka bërë, që po i bën dhe që do t’i bëj në të ardhshmen

Shkruan: Bledar Rashidi

Shaqir Fetai është shumë i ri për nga truri (sepse aq e ka kapacitetin intelektual) për të njohur historira të “lashta” si kjo e historisë së vet personale, për të kuptuar se, edhe udbashë më të sertë se ai kanë qenë të respektuar e të nderuar ndër popullatën shqiptare: pak nga frika, pak nga ngacmimi gjenetik (ata që janë spiunë në gjen), pak nga nevoja për ta trashëguar profesionin spiun, pak nga shpresa se duke qenë në bythë të spiunit e të udbashit do të jeshë më i respektuar e më i nderuar, pak nga shpresa se të qenurit pranë udbashit të lehtëson zgjidhjen e ndonjë halli, problemi, apo nevoje familjare etj.

1.
Le t’ia përkujtojmë Shaqir Fetait historinë e fundit, nga 1945 e këndej! U desht të likuidohen aradhat kombëtare, çetat më të pastra të kombit, luftëtarët e papërsëritshëm në historinë kombëtare, vetëm e vetëm të zbatohen urdhërat e komisarëve partizanë deri në çlirimin antifashit të rajonit dhe, pastaj, do të bëhet mirë për të gjithë. Dhe, këto likuidime, linçime e eliminime janë realizuar falë kontributit të udbashëve proserbë. Pastaj, dyzet e pesë vite e ndërtuam Jugosllavinë për të na e ladruar nënën neve shqiptarëve, ndërsa në kryesi patëm edhe shqiptarë. Madje kryetari i fundit i Jugosllavisë ishte Sinan Hasani. “Shpëtimtarët e kombit dhe të fesë” një Zot e di se ku përfunduan, ngelën pa nam e nishan, ndërsa në kohën e pushtetit të tyre, i thurrnin këngë e lavdi, i thurrnin drama e filma, i thurrnin poezi e romane. Një komb i tërë ishte në funksion të udbashëve që na i kishte ngritë në krye të detyrave më të larta “kombëtare”!

2.
Thonë, historia përsëritet pahetueshëm! Tani kemi në krye të “çallmave” një farë Shaqir Fetai i cili me pempele, me legjitimacion, me dokument, na doli se ka qenë spiun i UDB-së nën pseudonimin ORAO-Shqiponja që nga bankat e fakultetit, edhe pse ka dokument që flet për angazhimin tij edhe në bankat e shkollës së mesme si “misionar” i UDB-së, sepse këtë e kishte gjenetike!
Shaqir Fetai, që kur e bëri puçin e parë, që kur duke falcifikuar dokumente uzurpoi postin e kryetarit të BFI-së, duke qenë skajshmërisht i kontestueshëm, sepse u kontrabandua nga subjektet politike që mbajnë pushtetin; Shaqir Fetai që kur vendosi të shkelë të gjitha aktet normative të BFI-së vetëm e vetëm ta zbatojë urdhërin e udbashëve, që të kapë pozitën e kryetarit të BFI-së, që kur erdhi në krye të kësaj pozite me falsifikime e me përkrahje të organizmave nëntokësore antikombëtare e antifetare – e deri në ditën e sotshme, u strapacua duke qenë në rolin e portirit të institucionit – prit e përcjell njerëz. Qe tetë muaj Shaqir Fetai na bombardoi me lajme spiuneske, kë ka pasur sot në zyre, kë ka pritur e kë ka përcjellë. Aktivitet tipik ky i një udbashi klasik.

3.
A ka parë BFI-ja ndonjë hajër nga ky farë “reisi” dhe, cila është ajo ditë që mund të veçohet nga këta 240 ditë i të qenurit zyrtarisht misionar i shërbimeve sekrete!

4.
Pse e bën këtë veprim Shaqir Fetai! Çka e motivon në këtë veprim! Çka synon Shaqir Fetai me këtë veprim “domaqinllëku” e që në fakt është “strategji udëbëeske?
Shaqir Fetai po vuan se si e tradhëtuan ata të sektorit të UDB-së në Sarajevë? Po vuan se pse ia publikuan, çka deshtën me atë faqe që ia publikuan, hala nuk e ka të qartë se ai mund të jetë vetëm udbash i përjetshëm e asesi argat i shërbimeve të tjera sekrete.

5.
Shaqir Fetai mendon se duke u vizituar çdo ditë nga delegacione të ndryshme, fare të parëndësishme, fare snobiste e diletanteske, nga delegacione krej të kota, të porositura e të ftuara (natyrisht, edhe nga misonarë që kanë synim të gërryejnë në menalitetin dhe trurin e Shaqir Fetait), mendon se do të arrijë që të dëshmojë se sa shumë duhet, se sa shumë respektohet, se sa shumë nderohet, ndaj nuk mundet që një i nderuar kaq i madh të jetë edhe udbash! Pra, Shaqir Fetai aktivitetin e vet me decenie në UDB mundohet ta kamuflojë përmes këtyre vizitave.
Veç kësaj, Shaqir Fetai, duke u sjellë si një qurë në mjegull, duke mos ditur se çka, si dhe ku të veprojë, e ka “shpikur” këtë aktivitet të humbjes së kohës shumë të shtrenjtë, duke bërë lajme të bajatshme e të poshtra që i shet për aktivitete.

6.
Paramendoni, Shaqir Fetai e bën lajm edhe hyrjen në kabinetin e tij të punëtërit të vet, të një profesori, të një prodekani! Po deri tani në zyren e tij ka hyre me dhjetra herë edhe një punëtorë tjetër, bie fjala, Mahmuti dhe kurrë nuk ka shkruar një lajm! Nuk është ky diskriminim, jo, por, është mburrje prej titullarëve që po e vizitojnë. Sepse, një portir e shofer mund të mashtrohet e ta vizitojë një spiun, por jo dhe një “doktor shkence”!
Ja, të tilla filma shikon Shaqir Fetai! Madje është zhytur në të tilla filma sa e ka të vështirë të dalë. Kur një ditë do të dalë nga ato filma dhe do të përballet me realitin, do të çmendet. Dhe, duke qenë i çmendur do ta arsyetojë mungesën e çdo plani veprimi (plani akcional) javor, mujor apo vjetor! Po ta kishte një plan veprimi, nuk do të merrej me të tilla filma me skenar nga UDB-ja.

7.
BFI-ja nuk ka shans që të shohë një ditë të bardhë e të hajrit nga Shaqir Fetai, sepse, ky ka tjetër mision, jo ta drejtojë BFI-në por ta bindë mashtrueshëm opinionin se kurrë nuk ka qenë udbash.

8.
Kur jemi këtu, patjetër që duhet të nënvizohet një lajm i shkërdhymë që doli këto ditë lidhur me vdekjen e udbashit shqiptar, shkrimtarit dhe publicistit Nafi Çegrani, bashkëfshatarit të Shaqir Fetait.

9.
Të gjithë udbashët u gëzuan nga lajmi se “paska vdekur” Nafi Çegrani, pra, edhe çegranasi Shaqir Fetai! Pse ky gëzim kaq i madh i udbashëve për vdekjen e Nafi Çegranit?!/OPINIONE/

Leave a Reply