I pyetur nga gazetari Sokol Balla se a e kishte menduar këtë moment 20 vjet më pas, që do të ishte pikërisht Rama kryeministër kur të jepej rekomandimi pozitiv për negociatat me BE, Rama tha:
Në atë kohë, janë tamam 20 vjet se unë jam futur në politikën aktive në prill të 1998 dhe patjetër në atë kohë se kisha imagjinuar se do isha unë kryeministër që do drejtoja në momentin e marrjes së rekomandimit.
Meqë e përmendët Nanon, ky rekomandim dhe ky moment është një moment i ndërtuar ndër vite dhe pse mund të kishte qenë më i shpejtë. Nano ka kontributin e vet të pamohueshëm, të gjithë kush më shumë e kush më pak”.
Balla i ka përmendur Kryeministrit Rama në mënyrë telegrafike disa nga arritjet që u kryen gjatë kohës kur nënpushtet ishin të djthatët si: Marrëveshja e Stabilizim Asc, Liberalizimi i vizave etj.
Më pas ka vijuar me pyëtjen ‘pikante’ se përse në videon e Ramës që u publikua në rrjetin social facebook e cila morri support të jashtëzakonshëm nga gjithë shqiptarët nuk ishin përmendur pikërisht këto referenca si suksese të të djthatëve.
Kreu i ekzekutivit ka theksuar se çështja e intëgrimit europian të shqipërisë nuk është peshore që anon sa majtas sa djthtas.
“Së dyti videoja nuk kishte figura të të majtës apotë djathtës, ato janë figura që i përkasin të gjithëve.
S’ka aty asnjë figurë që e do një palë dhe se do tpala tjetër.
Dhe së treti është një proces zinxhir që nisi me qevrinë tonë, por çdo qeveri në këtë proces ka bilancin e vetë si dhe për çdo qeveri mund të analizohet sa e shfytëzoi momentin dhe sesa i dha procesit.
Pra nëse kthehemi pas, MSA ishte gati dhe u nënshkrua nga qeveria e mëpasshme.
Statusi i vendit kandidat ishte për tu marrë, duhet të merrej më parë, u morr më vitin 2014, sepse ne punuam me vendosmëri.
Ashtu si dhe rekomandimi mund të ishte vonuar nëse nuk ndiqnim ritmin e këtij procesi.
Gazetari i ka përmendur Ramës faktin se procesi i marrjes së statusit u vonua pikërisht se nuk u votuan ‘Tre ligjet’ nga socialistët të cilët në atënkohënishin në opozitë.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimini Ramës i cili ka nënvizuar se: “Po të ishte çështje tre ligjesh ne i kishim votuar, por ne dhjetor ne na thanë thellohuni në reforma, pra kishin ende pune për të bërë.
Pra kjo histori e përhapur për tre ligjet është propaganda e madhe që u bë këtu.