A e di Shaqir Fetai se çka do të thotë aktivitet? A mund të jetë aktivitet një shëtitje e kotë? A mund të jetë aktivitet pjesëmarrja si publik në një event? Aktiviteti është ngjarje me rezultat konkret i cili shkon në dobi të institucionit, komunitetit, shtetit, shoqërisë…Shaqir Fetai shfrytëzon Institucionin për të zhvilluar ndonjë vizitë të kotë apo edhe për t’u vizituar kot e kot
Nga Sabit Ibrahimi
Facebook-u personal është një formë e medias për komunikim me opinionin e gjërë me të cilin flet në vetën e parë. Le të themi se është një lloj notesi ku mbahen shënim memoaret, veprimet ditore, ngjarjet dhe ndodhitë gjatë ditës dhe natës! Në këtë “media” personale pra, komunikohet në vetën e parë dhe, aty, edhe kryetari i shtetit do të shkruante “sot takova…”, “sot pranova…”, “sot isha…”, “sot u nisa…” etj. etj. Kështu komunikon edhe Sekretari i NATO-s, edhe Sekretari i OKB-së, edhe Kryetari i SHBA-ve, edhe Mbreti i Anglisë edhe… Vetëm Shaqir Fetai, ky avdall i papërmirësueshëm, opinionit i drejtohet me titullin që e ka vjedhur dhe, në FB-un e vet informon “sot reisul ulema…”, “reisul ulema u nis për në…”, “reisul ulema takoi”, “sot reisul ulema priti…” e duballallëqesh të këtilla prej injoranti!
“Reisul ulema filloi aktivitetin e tij me vizitën Institutit “El Furkan” në Londër”
Këtë titulll e ka publikuar Shaqir Fetai në Facebook-un e vet! I kompleksuar nga fakti që askush nuk e pranon për reis, ose, të gjithë ata që e thërrasin “reis”, e thërrasin me përçmim dhe sa për t’u tallur e për të lozur “tashak”, ndaj dhe bie në trans sa herë që veten do ta thërrasë me “reis”. Ka nevojë i shkreti, ka dëshirë të papërmbajtshme! E cili na paska qenë ai aktivitet i “reisit” që e paska filluar në këtë Institucion në Londër! Cilat ishin pritshmëritë dhe çka përfitoi qoftë vetë Shaqir Fetai, qoftë vetë Institucioni në krye të të cilit e instaluan disa qarqe qeveritare antiislame dhe ç’dobi pati shoqëria myslimane e vendit! Zero, asgjë, me përjashtim të “vidi p… put”! Aktivitetet e shëndetshme gjithnjë sjellin dobi të përgjithshme. Vizitat që i ka ky gjatë një udhëtimi për Shaqir Fetain ose kanë kulmuar me “vizitë ambasadorit të shtetit”, ose me haje prej “10 qevapçiçi” për të cilat vdes i gjori!
Nëse Shaqir Fetai mendon se paska zhvillur aktivitet meqë me drejtorin e Institucionit paska këmbyer njohuri dhe përvoja – edhe kjo është rrenë e kulluar, sepse, drejtori nuk ia pranon përvojat e Shaqir Fetait të cilat konsistojnë në: vjedhje, në rrena, në bashkëpunim me shërbime të huaja, me degradim e tëhuajësim të vakëfit në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Kumanovë e gjithandej në Maqedoninë e Veriut. Kjo është përvoja e Shaqir Fetait dhe, i pajisur me këto karakteristika, në fakt, gjithkund ku prezanton Shaqir Fetai, e fëlliq atyhin krejt! Dhe, Shaqir Fetait nuk i bëhet vonë fëlliqja, me rëndësi është që ai të ftohet diku e të përzihet me dikë, sepse u krimb duke pritur e përcjellë njerëz për çaj në kabinetin që e ka uzurpuar për ta degraduar deri në stog plehu!
Shaqir Fetai si cung i shkretë
Pse përzihet Shaqir Fetai në botën arabe kur i shkreti nuk e kupton gjuhën arabe, nuk e flet, sepse nuk e di, sepse tërë potencialin e vet e ka shkrirë për ta mësuar serbishten, gjuhë kjo e dalur nga familja e gjuhëve ruse. I hendikepuar me këtë fakt, avdalli përzihet me arabë dhe rri si cung i shkreti, duke u përgjumur e duke e prekur krahëve shoqëruesi i vet “përkthyes” dhe duke e zgjuar “çu mos flej”! Pranaaadaj arsyetimi i pjesëmarrjes së tij nëpër evente të tilla tradicionale është më se i kotë, është vetëm sa për “vidi p… put” dhe për një shëtitje në vendet që as që ka mundur t’i ëndërrojë. Plotësimi i ëndërrave personale të Shaqir Fetait nuk është aktivitet. Nëse ai ftesat zyrtare i keqpërdorë dhe i përkthen si “aktivitet i reisul ulemasë” – ky është karakter plastik i Shaqir Fetait!
Ai nuk lexon as kumtesë, ai nuk përfshihet as në debat, ai nuk kontribuon as në sjellje të ndonjë konkluzioni; ai përshendetjet e zakonshme me “selame” i intepreton si “takime me personalitete të larta”, sepse, në fakt ai nuk mund të realizojë takime, sepse i mungon komunikimi, i mungon mjeti i komunikimit, i mungojnë projektet e gatshme, i mungojnë iniciativat, i mungon stafi profesional, “myftinjtë” kryesorë nuk ia dinë gjuhën arabe. Shaqir Fetai në fakt përfaqëson vetëm “bashkësinë e mjerimit kadrovik”!
Lëre gjuhën arabe, Shaqir Fetai ka problem edhe me gjuhën shqipe. Duke u munduar që të shes “intelektualitet” i shkreti shpërfaqet në mediokër origjinal dhe unikat! Shaqir Fetai na thotë, veç tjerash se, në këtë Konferencë na qenka debatuar edhe mbi “Pozicioni i Islamit…; Pozicioni i muslimanëve…”
Shaqir Fetai ky “kontribues i moth fetaro-kombëtar” duke u ndjerë si i tillë, zgjedh fjalë nga fjalori militar, nga fjalori ushtarak dhe flet për pozicione dhe jo për pozita. Është sevap të ndihmohet i padituri: fjala pozicion do të thotë “brez toke i ndërtuar posaçërisht, ku vendosen trupat për të sulmuar ose për t’u mbrojtur; vend i përgatitur e i mbrojtur që zë luftëtari në luftim; mënyra se si vendoset një njësi ushtarake ose një ushtar në luftim; kryes, vendi ku përqendrohen trupat ose ku zhvillohen veprimet luftarake”, kurse fjala pozitë, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe do të thotë “Gjendje, në të cilën ndodhet dikush a diçka; tërësia e kushteve dhe e rrethanave që ndikojnë për zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje”!
Lumet na që po vjen Ramazani, do të “pallohena” me iftare të begata
Shaqir Fetai, sa herë që dëshiron të tregohet se sa “i madh” që është, fton profesorë nga Medresja Alaudin e Prishtinës, apo profesorë nga FSHI e Sarajevës! I duhen vetëm për një fjali për ta publikuar! “Dikur e kisha profesor”, thotë Shaqir Fetai! Mesazhi i tij është: “Ja, këta ishin profesorë, ngelën profesorë dhe u pensionuan si profesorë, ndërsa unë, nxënësi e studenti i tyre po përfundoj si reis”! Ky është mesazhi përçmues që e përcjell avdalli!
Kësisoj, këto ditë paska pasur mysafirë nga “Alaudini” i Prishtinës, me të cilët, Shaqir Fetai paska biseduar për dy pika:
“1. Të realizohen vizita të ndërsjella gjatë muajit të Ramazanit nga delegacione të dy bashkësive të udhëhequra nga dy Kryetarë të dy bashkësive në Prishtinë dhe Shkup;
2. Gjatë vizitave të organizohen panele dhe tribuna fetaro shkencore në suaza të aktiviteteve të të dy bashkësive islame dhe më në fund përgatitja e iftarit të përbashkët solemn”!
Në fakt, Shaqir Fetai po e ndjenë se do të dështojë edhe në këtë Ramazan! Po e ndjenë se nuk do t’ia dalë t’i dirigjojë e t’i komandojë bashkëpunëtorët e vet që të lëvizin nëpër vend me paratë e veta, sepse, nuk ka para, i hëngër, i zhbërrti duke marrur mëditje e bileta avionësh duke e shëtitur b… e vet dhe të pulenëve të tij nëpër botë; duke blerë përkrahjen prej honxhobonxhove të vet, duke blerë rehatinë duke i korruptuar marionetat e veta.
Shaqir Fetai nuk ka më as forcë, as kredibilitet, as të drejtë morale të kërkojë prej hoxhallarëve që të jenë më të angazhuar gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit! Shaqir Fetai po ndjenë se do të sabotohet, po ndjenë se nuk po përfillet, po ndjenë se fjala e tij nuk ka peshë më sa pordha e magarit ngarkuar me drunj të vjedhur; ai po ndjenë se shumë shpejt do ta thërrasin në përgjegjësi për vjedhjen dhe tjetërsimin e vakëfit, për shpërndarjen e parcelave-vakëf për ata faktorë që i japin përkrahje politike; ai po ndjenë se vështirë do të falet dhe se do të paditet për letrat me vlerë që i shpenzoi për vjedhjen dhe mbajtjen e pozitës së të parit të Institucionit!
Ndaj dhe, i ka vajtur mendja që këtë “zbrazëtirë” ta mbulojë me hoxhallarë e delegacione nga Kosova, të cilët mund të kushtojnë edhe më lirë: një mëditje 30 euro dhe një “iftar solemn”!
Shaqir Fetai nuk brengoset për shtresat e varfëra, nuk ua qanë hallin të varfërve që do të hynë në Ramazan me asnjë kilogram miell, nuk brengoset për të ngratët, për jetimët, për familjet që nuk kanë as kryp për të ngjyer në sofër. Ai fton imamlerë e delegacioni prej Kosove për të shijuar së bashku “iftare solemne”! Për Shaqir Fetain iftari nuk duhet të jetë modest por solemn, nuk duhet të jetë me ata që e kanë grykën e ngushtë për të ngrënë, por me ata që janë të babzitur si vetë ai. Turp t’i vie, pisit!