Marrëveshja Roaming cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është nënshkruar gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Aktualisht, kemi një marrëveshje ekzistuese në Ballkan për tarifat Roaming. Sipas kësaj marrëveshje, kur qytetarët shqiptarë shkojnë në vendet e rajonit, e përdorin më mirë shërbimin e telefonisë, ndaj është vendosur që të ketë një marrëveshje më të gjerë tani.
Sipas marrëveshjes të nënshkruar sot, i hapet rruga nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo është marrëveshja e parë që është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Kjo është një marrëveshje e nënshkruar në parim dhe për t’u vënë në zbatim, duhet të miratohet nga çdo shtet.