Nevoja e Shaqir Fetait për vetëaktualizim dhe vetëvlerësim

Rreth sindromës psikopatike të Shaqir Fetait, më së miri flet teoria e kierarkisë së nevojave, të cilën në mënyrë të përkryer e definon posikologu i shquar amerikan, Abraham Harold Maslov (1908-1970. Sipas kësaj teorie, individi, pas plotësimit të nevojës për ushqim, për siguri, fillon dhe e tejkalon stadën e të qenurit specie e ngjashme me kafshët dhe, nisë dhe e ndjenë nevojen për vetëaktualizim dhe, më në fund, për vetëvlerësim

 

Shkruan Qazim Osmani, psikolog

 

Shpesh më kanë rënë në sy disa tituj brengosës, sepse, më shumë flasin për një pacient kandidat për psikiatër se sa për një “lider” të shëndoshë fizikisht dhe mendërisht. Bëhet fjalë për titujt e tipit, “filani e vizitoi reisul ulemanë”, “fishmeni e vizitoi reisul ulemanë” për të ardhur deri te dy titujt e fundit: “Profesorë nga Universiteti i Stambollit vizitojnë Reisul Ulemanë” dhe, “Delegacioni i Forumit Mysliman Evropian vizituan Reisul ulemanë”!

Kjo dukuri flet për mohimin e tërësishëm, për minimizimin e skajshëm, për anashkalimin total, për vetminë e madhe, që i ndjenë një “lider”, i cili, për më tepër, është shumë i vetëdishëm se këto sjellje refuzuese janë rezultat i reaksionit kundër mënyrës se si vetëshpallet “lider” individi i papërgjegjshëm dhe karrierist i marrosun.

Shaqir Fetai është shumë i vetëdisëm se ai, pas publikimit të dokumentit ku del se ka qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, nën udhëheqjen e oficerit serb, Stanko Dragoviqit (mbase familjar i ngushtë i lojtarit të reprezentacionit austriak, me mbiemrin Dragoviq!!!), pas instalimit të tij nga pushteti aktual maqedonas në krye të BFI-së, pas atij puçi dhe komploti që ia bëri “babait të vet shpirtëror”, ai deri në frymën e vet të fundit do të ngelë i paaktualizuar dhe i pavlerësuar. Këtë të vërtetë, ai do të mundohet ta kamuflojë disi, përmes vetëaktualizimit dhe vetëvlerësimit.

Ky është mekanizmi mbrojtës i karrieristëve të marrosur, sepse, kjo specie nuk dorëzohet deri në fund, meqë i ka rënë not llucës, ai do të dalë disi në breg, qoftë edhe i tëri i bajgosur duke kundërmuar në acide ngulfatëse.

Shaqir Fetai, një periudhë i luste njerëzit që t’i shkojnë në kabinet dhe, me të gjithë dilte në foto të cilat i publikonte me diçitura “pasi na e uroi detyrën e re, na dëshiroi edhe suksese dhe shëndet në jetë”! Për veten e vet flet në shumës. Veten e vet e quan “ne”, sepse, është shumë i ndërgjegjshëm se, si vetë, si tek, nuk vlenë asgjë, nuk e bën hesap askush, prandaj, duhet të dalë në shumës, “ne”, “na e uroi”, “na i tha”, “na përshëndeti”… Jo që është sjellje jashtë çdo modestie, por, mbi të gjitha, është fenomen psikiatrik!

Nën këto rrethana izoluese dhe, tërësisht injoruese, Shaqir Fetai ka nevojë për vetëaktualizim dhe për vetëvlerësim! Do me thënë, e vlerëson aq shumë vetëveten sa, i duket vetja si personalitet më i njohur në botë, prandaj dhe vijnë për ta takuar “reisin”! Duke e takuar “reisin” ai zbrazet nga nevoja për vetëaktualizim!

Askush nuk na qenkan ata akademikë, ata profesorë të Universitetit të Stambollit, ata qenkan vetëm simpatizantë dhe adhurues të Shaqir Fetait, të cilët, marrin udhë enkas për ta takuar “reisul ulemanë”, këtë “personaltet me famë botërore”, ndonëse nuk e njeh dhe nuk e do vetë Çegrani i tij! Nuk i bëhet aspak vonë se me këtë sjellje psikopatike Shaqir Fetai ofendon akademikë, profesorë me integritet dhe me personalitet të lartë. Ata shprehin edhe dëshirën (pra, jo nevojën) për të qëndruar për disa minuta në Bashkësinë Fetare Islame ku do të priten nga “reisi”! Kjo është e vërteta! Vizitohet vendi, institucioni, qendra, etj, ndërsa delegacioni, vizitorët, priten nga të autorizuar, nga të zgjedhur, të emëruar etj. Pa dyshim, delegacioni, apo personaliteti mund ta vizitojë edhe “reisin” por, kjo vizitë patjetër që duhet të realizohet në shtëpi të “reisit”, në pallatin e tij, në sarajet e tij! A ka kuptim të thuhet e të shkruhet: “Delegacioni i NATO-s u nis për vizitë te kryeministri”!

E pra, është e turpshme, është poshtëruese, është shumë e ulët, diletanteske dhe gjest shumë shtazarak në kuptimin e ngushtë të fjalës, të thuhet se “Delegacioni i Forumit Mysliman Evropian vizituan reisul ulemanë”, të cilin kurrë nuk e kanë parë, kurrë nuk kanë dëgjuar për të, nuk kanë pasur kurrfarë informacioni, nuk e dinë se kush është ky farë Shaqir Fetai dhe, përkundër tërë kësaj, ata, si qorrnema, nisen për ta vizituar Shaqir Fetain! Po pse nuk i shkuan në shtëpi, pse nuk i priti në shtëpi të vet Shaqir Fetai? Sepse, delegacionet e kësaj natyre vizitojnë BASHKËSINË FETARE ISLAME ku priten nga filan instalacioni!

Nisur nga titulli, të gjithë delegacionet dhe vizitortët, kur do të kthehen në vendin e vet, do të duhet të japin përgjegjësi se pse e kanë vizituar një person për të cilin kurrë nuk kanë dëgjuar më parë, kurse janë nisur dhe kanë marrë leje për të vizituar institucionin ku rastësisht na u gjend një Shaqir Feta që vdes për vetëaktualizim dhe vetëvlerësim.

Kjo kierarki nevojash është vetëm edhe një shkallë larg shizofrenisë së rëndë. Drejt kësaj diagnoze po hapëron qetë dhe sigurtë Shaqir Fetai. Këtë po e dëshmojnë të gjitha sjelljet dhe verimet e tij! Zoti hajrin!

Leave a Reply