Nga ekspertët amerikanë të “krihet” edhe Shaqir Fetai

Në Maqedoninë e Veriut kanë zbarkuar edhe ekspertët amerikan që hulumtojnë dhe ndëshkojnë korrupsionin sidomos në institucionet e gjyqësorit, te funksionarët, pseudo-bisnesmenët etj. Po Shaqir Fetai dhe institucioni i tij “fetar”, në cilin segment të shoqërisë bëjnë pjesë?


Nga Jasin Arnori


Për këto vite demokracie në shtetin tonë, amerikanët mjaftë kanë ndarë buxhet e ndihma nga taksapaguesit e vet për shoqërinë maqedonase e cila është dashur të aftësohet dhe të trimërohet për ta hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin në çdo pore të shoqërisë së këtij shteti! Megjithatë, nuk është hedhur një hap tutje, që do të thotë se, institucionet gjegjëse kanë vazhduar të ngelin të korruptuar. Amerikanët kanë shprehur habinë se si, bie fjala, një lëndë e të drejtës civile, siç është largimi tendencioz nga puna (!) të zgjasë katër vite, ndërkohë që duhej të shterronte për maksimum gjashtë muaj! Kështu, gjyqësori është palë me institucione joserioze dhe pala e larguar nga puna ngelë plotë katër vite pa kurrfarë të ardhure, pa sigurim shëndetësor e pa perspektivë!
Më në fund, amerikanët kanë arritur në Maqedoninë e Veriut, janë po ata që ndëshkimin mund ta shtyejnë deri në futjen në listën e zezë amerikane të personave, pavarësisht detyrës apo funksionit që ushtrojnë!
A mundet që, nga kjo krehje të amnistohet Bashkësia Fetare Islame, në krye të së cilës u instalua politikisht një person i cili është me një të kaluar jo të pastër, ndërkohë që instalimi i tij në krye të BFI-së është edhe më skandaloz se sa personi për të cilin kanë dyshimet e veta se si u përzgjodh për të parin e Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe pretendimeve të shumta në opinion për lidhjet e tij me partinë shqiptare që është pjesë e Qeverisë. Akuza të tilla, madje me dëshmi konkrete, pati edhe me rastin e sjelljes së Shaqir Fetait në krye të BFI-së pas një puçi dhe komploti klasik që ky person së bashku me strukturat e larta të kësaj partie ia bënë ish-resul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi! Efendi Rexhepi, madje publikisht është prononcuar duke e zbërthyer tërë lojën që është luajtur e në të cilën kanë qenë të përfshirë lloj-lloj strukturash partiake të qeverisë aktuale.
Sipas kësaj, funksionarët aktualë, por edhe ish-funksionarët, që do të hulumtohen nga ekipi amerikan i sanskioneve, duhet që ta hetojnë shtrirjen e tyre oktopodiane deri në Bashkësisë Fetare Islame, që nga instalimi në krye të saj i Shaqir Fetait.
Këto ditë, pas qëndrimit të Shaqir Fetait në Zvicër, me të madhe po flitet madje kjo bisedë është shtrirë edhe në Gjermani se, kur është pyetur nga një imam i këtushëm që vepron në Zvicër, nëse po i kurdisin edhe atij ndonjë komplot, Shaqir Fetai është përgjigjur se nuk ka para në BFI, sepse kjo punë nuk bëhet pa para. Po flitet se Shaqir Fetai ka thënë se ai që duhet të vijë në vend të tij duhet ta dijë se “ky shërbim” kushton 500 mij euro, aq sa ka paguar edhe ky te funkcionarë të caktuar të pushtetit! (ose i ka vjedhur vetë dhe tani do t’ia mveshë funksionarëve të Partisë që e kanë sjellë në krye të BFI-së!!!) Në fakt, ka thënë ai, 500 mij euro BFI ka paguar për largimin e Sulejman Rexhepit, ndërsa për emërimin e tij është paguar po aq! Këtu gati ikën të gjitha paratë e siguruara nga bonot me vlerë dhe arsyeja se pse në kohën time u lëshuan në xhirollogarinë e BFI-së, ka thënë Shaqir Fetai, dhe kjo po bisedohet me të madhe në diasporën shqiptare në Zvicër dhe në Gjermani!
Funksionarët partiakë, ata që e sollën në krye të BFI-së Shaqir Fetain, duhet të hetohen edhe për pronën e tyre që e kanë si “dhuratë” nga BFI-ja! Madje, të gjithë ata funksionarë të Shaqir Fetait që kanë pranuar që nga vakëfi i tyre të ndajnë për funksionarët e partisë, edhe vetë janë pajisur me banesa në pallatet që po ngriten në tokën-vakëf të BFI-së, pasi ta plotësojnë edhe një kusht: të heqin dorë nga ndërtimi i Hotelit gurthemeli i të cilit u hodh qysh më vitin 2018!
Kjo lidhshmëri korruptive e strukturave të BFI-së me strukturat partiake, ka siguruar edhe një heshtje të institucioneve shtetërore rreth shfaqjes së sekteve dhe frakcioneve ideologjiko-fetare të ndryshme që ia kanë dalur që nëpër gjykatat tona të regjistrohen edhe si “bashkësi fetare” edhe pse këtë rreptësisht e ndalon ligji! Natyrisht, mosreagimi i strukturave të BFI-së që janë të thirrur të luftojnë dukuri të tilla, janë shpërblyer me para të majme dhe të dyshimta për prejardhjen e tyre.
Së këndejmi, konsideroj se Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, e kanë tashmë të gatshme dosjen e BFI-së, që flet për krim, korrupsion dhe zhvatje, që nga ardhja e Shaqir Fetait dhe, të njëjtën do t’ia dorëzojnë grupit të ekspertëve amerikanë por dhe tërë korit diplomatik në vend, natyrisht, nëse nuk e kanë bërë deri më sot! Vjedhjet dhe keqpërdorimet e pozitës dhe detyrës zyrtare për ta dëmtuar financiarisht Institucionin si dhe xhepin e qytetarit mysliman, është me ligj i dënueshëm por që, gjyqësori ynë, ndonëse pati iniciativa qytetare, nuk shqyrtoi asnjë proces gjyqësor kundër BFI-së së kapur nga persona të dyshimtë, të rrezikshëm dhe shumë destruktivë për shoqërinë mbarë.

Leave a Reply