Nikollovski apo i ashtuquajturi “Puteri”! Skandali me statusin e “babait” të antikorrupsionit shkaktoi reagime të shumta

U lëvdua në Facebook për aksionin e madh ku janë sekuestruar 4,5 tonelata puter me afat të skaduar. Në rrjetet sociale reagime flagrante, ndërsa zv.kryeministri Lupço Nikollovski, tani ka nofkë të re “Puteri”. Qytetarët i porositën se informacioni i tillë nuk është për tu lëvduar në faqen zyrtare dhe se nuk i ngjan zv.kryeministrit për luftë kundër korrupsionit të shkruaj për këtë.

Përderisa zv.kryeministri Nikollovski pohon se janë sekuestruar 4,5 tonelata puter, nga Agjencia për ushqim dhe veterinari informojnë se bëhet fjalë për 25 kilogram të paketuara dhe 5 kilogram në kosh. Reagoi opozitarja VMRO-DPMNE.

“Lupço Nikollovski me nofkën Putër duhet seriozisht ta meritojë rrogën e tij dhe të merret me krimin dhe korrupsionin serioz, siç është për shembull blerja e softuerit të Dragi Rashkovskit dhe skandali i Venko Filipçes gjatë përpjekjes për blerje të vaksinave nga Kina. Puteri nuk është askund, provizionet gjithashtu. Shteti po fundoset në krim, korrupsion dhe recesion ndërsa puteri Lupço Nikollovski e defokuson opinionin publik me sekuestrime banale të 30 kg putër”, tha Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Puteri i sekuestruar ishte me afat të skaduar të përdorimit prej një muaji. I prodhuar në Gjermani ndërsa importues dhe distributor është kompania Euro Qumështorja SHPKNJP Shkup. Nikollovski kërkoi hetim të plotë dhe përgjegjësi.

Leave a Reply