Vendimi ndikon në rritjen e çmimit të arit të zi
Nga kjo e hënë, vendet anëtare të G7-ës dhe Bashkimit Europian nisën aplikimin e kushtit për blerjen e naftës së papërpunuar ruse me jo më shumë se 60 dollarë për fuçi. Ky vendim bëri që në nisje të kësaj jave, çmimi i naftës bruto të jetë gati 2% më shtrenjtë se të premten. Në Londër, nafta e papërpunuar shitet me mbi 87 dollarë për fuçi, ndërsa në Teksas me më shumë se 81.
Rritja vjen për shkak të frikës së tregjeve se aplikimi i sanksionit të ri nga vendet perëndimore do të sjellë mungesa të furnizimeve. Rusia ka paralajmëruar se të ndalojë furnizimin me naftë për vendet që e aplikojnë tavanin e çmimit të blerjes së naftës së saj. Edhe vendet e OPEC-ut të kryesura nga Arabia Saudite vendosën të Dielën të mos e shtojnë prodhimin, rritja e të cilit do të ndihmonte në frenimin e rritjes së çmimit.
I kritikuar shpesh për vendimet e tij nga Uashingtoni, karteli më i madh i naftës në botë vendosi sërish në dëm të perëndimit dhe sanksioneve të aleatëve kundër Rusisë si ndëshkim për sulmin në Ukrainë.