Presidenti i vendit Bujar Nishani u ka bere thirrje te gjitha paleve politike te bashkëpunojnë dhe t’u qëndrojnë besnike orientimeve te komisionit te Venecias per reformën ne drejtësi. Kreu i shtetit ka nënvizuar se kjo reforme ka hyre tashme ne nje faze kyçe dhe se miratimi i saj është një nder kushtet kryesore per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Presidenti i ka bere deklaratat gjate pritjes tradicionale te organizuar per trupin e diplomatik te akredituara ne Tirane. Kreu i shtetit ka bere nje përmbledhje te etapave neper te cilat ka kaluar Shqipëria ne keto 25 vite demokraci. Nishani ka vlerësuar mbështetjet e vendeve te unionit ne përpjekjen e Shqipërisë, per t’u integruar. Kreu i shtetit ka folur edhe per sfidat e reja me te cilat përballet Shqipëria dhe Evropa.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


