Punëtorët teknik në Universitetin e Prishtinës, shkollave në Prishtinë dhe qendrës studentore, të martën pritet të nisin protestat dhe grevat, duke kërkuar paga 350 euro.
Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha se paga duhet të jetë 350 euro nga janari i vitit 2020, përndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private.
Ndërsa, Milaim Sopi, kryetari i Shoqatës nga shkolla fillore “Dardania”, tha se sikur edhe disa punonjës të disa shkollave të tjera do të mbajnë protestë prej javës së ardhshme për realizmin e kërkesave në rritjen e pagave.
E ky propozim për protestë dhe greva u mbështet edhe nga përfaqësuesit e 10 kompanive të tjera në Kosovë.