Norvegjia dëbon diplomatin “spiun” rus

Norvegjia ka dëbuar një diplomat të shtetit rus pasi dyshohet se ka luajtur edhe rolin e spiunit.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë konfirmoi gjatë ditës së sotme se kishte vendosur të dëbonte një diplomat rus pas arrestimit të fundit në Oslo të një qytetari norvegjez, i cili dyshohet për spiunazh, raporton reuters.

“Ai ka kryer veprime që janë të papajtueshme me rolin dhe statusin e një diplomati”, tha Trude Maaseide, transmeton Telegrafi.

Menaxhmenti i Rrezikut dhe Këshilli i Sigurimit të Cilësisë, DNV GL, konfirmoi se i dyshuari norvegjez ka punuar në njësinë e naftës dhe gazit, i specializuar në shtypjen 3D dhe teknologjinë e materialeve.

Policia e shtetit nordik njoftoi se burri norvegjez ishte i dyshuar për rrjedhje të paligjshme të informatave tek diplomati rus, i cili besohet të jetë oficer i inteligjencës.

Diplomati, i cili nuk u emërua, punoi në seksionin e tregtisë së ambasadës ruse në Oslo, u tha gazetarëve zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Maaseide. 

Leave a Reply