“NUSPRODUKTI I NJË KOMPLOTI DHE TRADHËTIE”

(Së shpejti do të dalin në dritë edhe dy botime që do të ngelin arkiv i gjallë mbi të bëmat dhe pasojat e instalacionit politik të pushtetit maqedons në krye të BFI-së, Shaqir Fetait)

Të dashur besimtarë!
Korporata për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, Tiranë, tashmë ka dorëzuar për botim dy tituj të radhës të cilët në fakt janë përmbledhje të shkrimeve, analizave, komenteve, intervistave që kanë të bëjnë me Shaqir Fetain, instalacionin politik të pushtetit maqedonas që e sollën në krye të BFI-së!
Tash një vit më parë, po e njëjta Korporatë botoi librin “TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE” i cili ngërthen në vete tërë atë skenar të instalimit të një tradhëtari në krye të BFI-së, të gjitha shkeljet kushtetutare dhe mospërfilljet e akteve normative të BFI-së që e rregullojnë, veç tjerash, edhe zgjedhjen e kryetarit të BFI-së, si dhe të gjitha makinacionet e Shaqir Fetait për të ardhur deri te ai legjitimitet tek i cili assesi të vie!
Kësaj radhe do të botohen dy tituj: “KËSHTU FOLI SHAQIR FETAI”, intertekstualitet i thjeshtëzuar i “Kështu foli Zaratrusta” i Niçes, i cili do ta lakuriqësojë tërë atë “intelektualitet” dhe “personalitet” të stisur e të neveritshëm të Shaqir Fetait që na shpërfaqet nëpër “diçitura” e deklarata të tij gjatë takimeve të porositura. Autori i librit, Faik Shahinbejlliu, përmes satirës origjinale me mjeshtri të stërholluar e depersonalizon Shaqir Fetain, i cili, edhe më tej mbahet me patarica politike që e kontaminojnë deri në asfiksi fatale tërë BFI-në!
Lbri i dytë titullohet NUSPRODUKTI I NJË KOMPLOTI DHE TRADHËTIE dhe brenda vetes ngërthen rreth 200 njësi gazetareske: analiza, intervista, komente, opinone, letra të hapura, përmes të cilave sinjalizohet çdo përpjekje e Shaqir Fetait për ta vjedhur BFI-në, për ta rrënuar, për ta përçarë, për ta dezorganizuar xhematin e vendit, për ta manipuluar, për ta shkërmoqur e vjedhur vakëfin, si dhe çdo plan antiislam i Shaqir Fetait të instaluar politikisht në krye të BFI-së me qëllim që të sjellë përfitime për politikat e dëmshme dhe ta rrënojë tërësisht jetën fetare islame në vend.
Të dashur besimtarë! Të gjithë ata që do të shpehin interesim për ta pasur fizikisht këtë botim në bibliotekat e tyre, le të na shkruajnë në inbox të 1KlikLarg me qëllim që të dimë se sa dhe kujt t’ia sjellim ekzemplarët e kërkuar. Gjithësesi, pak më vonë, botimet në fjalë do t’i kemi edhe në versionin elektronik, sepse, e dim që Shaqir Fetai, ngjashëm si vitin e kaluar, edhe sivjet do të bëjë mijëra kërkesa, përpjekje e koncesione në dëm të BFI-së e në të mirë të të gjithë atyre faktorëve që do ta ndalojnë depërtimin e librave në RMV! Megjithatë, Produksioni, përmes mënyrave të ndryshme, arriti që t’i sjellë dhe t’i shpërndajë 318 ekzemolarë nga “Tradhëtia dhe komloti i Shaqir Fetait në kohë pandemie” dhe ua shpërndau të gjithë parapaguesve dhe të interesuarve të tjerë që e deshtën këtë libër në bibliotekat e tyre! /1KlikLarg.com/

Leave a Reply