Nusprodukti i një komploti

Në një shkrim autorial, një politolog i ri kishte pyetur se, çka dëshirojnë hoxhallarët që futen në politikë. Kishte thënë se hoxhallarët e kanë vendin në xhami e jo në politikë! Pse fusin turinjë hoxhallarë në politikë, kishte pyetur ai? Ndërsa tërë mllefin e kishte me Shaqir Fetain, i vetëshpalluri “reis” pasi në mënyrë perfekte realizoi një tradhëti dhe një komplot në BFI me ndihmën e pushtetit në ikje

Nga Valbon Osmani

Heshtje mortale, e pakupimtë, që nuk i bën nder asnjë hoxhe, heshtje që u japim pretekst të tjerëve që të shajnë, që të pështyjnë, që të derdhin mallkim mbi ne!
Kam pritur gati dy ditë në mos po reagon ndonjë nga hoxhallarët institucionalë; në mos po e ngritë zërin në ndonjë nga vazet ditore e t’i reagojë politologut të ri i cili kishte shkruar mbi hoxhallarët që duke u marrë me politikë po i lënë jasht punës ata që kanë kryer fakultetin e shkencave politike, që kanë dalur politologë! Thotë se hoxhallarët e kanë vendin në xhami dhe se nuk kanë se çka turren pas politikës! Këtë mllef të tij ai e kishte të ngacmuar nga reagimi i Arben Taravarit, kryetarit të Komunës së Gostivarit, i cili, gjatë një emisioni televiziv dy-tri herë e sulmoi Shaqir Fetain si agjitator i zellshëm i BDI-së. Sipas Taravarit, sipas mesazheve që i kishte ai, Shaqir Fetai i kishte përbejtur myslimanët e Gostivarit, në Zot e Allah, që të votojnë për BDI-në e Ali Ahmetit, për Nevzat Bejtën!
Pra, nuk paskan qenë hoxhallarët por, Shaqir Fetai dhe tajfa e tij prej nja 4-5 vetëve që kësaj radhe, me ashk e me shpirtë janë angazhuar për kandidatët e BDI-së, madje që kanë përdorur edhe hutben e xhumasë për të propagur në të mirë të kandidatëve të koaliciont LSDM-BDI, pavarësisht përkatësisë etnike e fetare. Mbi 99.90 për qind e hoxhallarëve nuk i janë përgjigjur kërkesës së Shaqir Fetait, edhe pse ky, sipas disa hoxhallarëve nga Kumanova, u ka çuar disa myftinive edhe letër qakore ku i urdhëron që t’i mobilizojnë hoxhallarët për të siguruar sa më masovikisht vota për Partinë e Ali Ahmetit!
Pra, “nuk i paskan futur turinjtë në politikë hoxhallarët”, porse me dy këmbë në llucë të politikës qenka zhytur Shaqir Fetai për ta ndihmuar partinë e Ali Ahmetit. Ndërsa tek tani janë bindur në partinë e liderit të BDI-së se, Shaqir Fetai, si hoxhë, është i padëshirueshëm madje në katundin e vet. Angazhimi i Shaqir Fetait në politikë e ka njollosur BFI-në kurse e ka penalizuar BDI-në! Aty ku ka apeluar Shaqir Fetai, në masë të konsiderueshme e kanë bojkotuar, nuk ia kanë “qokur” ama bash hiç!
Hoxhallarët nuk janë përzier, që ta dijë politologu i ri që na paska ngelur pa punë, sepse hoxhallarët ia paskan zënë punën në politikë! Hoxhallarët nuk kanë reaguar as kundër BDI-së që ka luajtur lojë të pandershme me Shaqir Fetain në kurriz të BFI-së! Hoxhallarët nuk dëshirojnë të konfrontohen publikisht me këtë Parti, sepse anëtarë të familjeve të gjëra të tyre aderojnë në këtë parti, janë të punësuar nga kjo parti, janë nëpër forume të kësaj partie dhe, misioni i tyre nuk është që të përçajnë njerëz, familje, por, ta heshtin fenomenin e mbrapshtë dhe të apelojnë në sa më shumë ibadete, mirësi e mbarësi! Megjithatë, 99.99 për qind e hoxhallarëve, intimisht janë shprehur “ishalla ik BDI-ja që të ik edhe Shaqir Fetai”! Pra, kjo përindje kaq e lartë e hoxhallarëve Shaqir Fetain e konsiderojnë si derivat të partisë, si bastard të politikave jo të shëndetshme kombëtare, prandaj janë lutur që të bie nga pushteti BDI-ja, që në rënie e sipër ta tërheqin pas vete në gropën skeptike edhe Shaqir Fetain!
Ndryshe, sa për t’ia bërë me dije politologut të ri, hoxhallarët mund ta kenë vendin dhe të zënë pozita të lartë në çdo pore të jetës! Nga momenti që vendos hoxha të bëhet spiun, të bëhet, deputet, të bëhet kryetar shteti, kryeministër, drejtor, ai nuk është më hoxhë por, mbanë titullin e profesionit të ri që vjen me përgatitje akademike nga sfera e teologjisë! Pra është agjent, është spiun, është politkan, është deputet, që vjen nga radhët e hoxhallarëve. Historia jonë kombëtare njeh hoxhallarë liderë që kanë dridhur armikun e kombit. Në botë ka burrshtetas që janë hoxhallarë!
Kur populli e vë në ballë një hoxhë, ky nuk është mëkat dhe as përzierje në punët e brendshme të një politologu, por, është respektim i vullnetit të popullit. Por kur në proceset politike shtyhet nga një parti një hoxhë, i cili nuk përfaqëson as një të katërtën e dëshirës së popullit, këtu pastaj kemi të bëjmë me “hoxhë” palaço, me ”hoxhë” të instrumentalizuar, me “hoxhë” karrieristë i cili e meriton gjithë mllefin dhe urrejtjen e popullit si dhe gjithë mallkimin e Zotit. Zatën, pa derdhur mallkim mbi ty Zoti, nuk mund të bëhesh rezil e të vishë të pozita të turpshme siç erdhi Shaqir Fetai! Një gjë është më se e sigurt: Pollogun e humbi BDI-ja, sepse kështu deshti Zoti, jo se nuk i bënin kandidatët, por sepse me këtë humbje Vetë Zoti deshti që ta turpërojë deri në palcë Shaqir Fetain, ta ndëshkojë për tërë atë tradhëti e komplot që ia bëri BFI-së për ta degraduar deri në shtab partiak!
Hoxhallarët nuk duan kacafytje, nuk duan përçarje, nuk duan pozicionime partiake, gjithçka që ata duan është që të humbë BDI-ja, të fundoset dhe, bashkë me të, të fundoset në gropën skeptike edhe Shaqir Fetai, ky nusprodukt i politikave antikombëtare e antifetare.

Leave a Reply