U bënë gaz i botës, por po i turpërojnë edhe mbarë myslimanët e vendit!
Zoti mos e lëntë pa i turpëruar ditë e më shumë
Kemi thënë edhe më herët se, Shaqir Fetai, shumë shpejt edhe faljen e namazeve do ta paraqesë si aktivitet të tij “që e bën për të mirën e BFI-së në përballje me sfidat e kohës”! Pas kësaj, ai do të na kumtojë: “sot zhvillova aktivitet duke rënë në shehadet”!
Ky far instalacioni më i shëmtuar i pushtetit aktual maqedonas, kohëve të fundit, ceremonitë e varrimit i koncepton si “manifestime”, ndaj dhe, pa fije turpi në prag të faljes së xhenazeve, nis e i përshëndet bashkëpunëtorët e vet, thuase po u jep selam “melaqeve”!
Vetëm një abdall si Shaqir Fetai do të kërkonte që të bëhet lajm falja e namazit të drekës bashkë me Drejtorin e Vakëfit të Turqisë në Xhamninë Mustafa Pasha, në Shkup!
Në këtë lajm, na “dëshmohet” se si Shaqir Fetai e paska pritur në takimin e fundit mysafirin turk. Ishalla kjo pritje do të jetë e fundit se, me të vërtetë që u bë e tepërt degradimi i BFI-së që kur në krye të saj u instalua ky farë abdalli!
A ka më turp, më ofendim e më diletantizëm se sa të thuhet se në këtë takim të fundit bashkarisht i paskan analizuar vizitat e mysafirit nga Turqia që ua paska bërë disa myftinive të vendit! Ky zhargon është i UDB-së! Vetëm shërbimet intelegjente analizojnë vizitat e ndërkombëtarëve që qëndrojnë për vizita private nëpër qendra të ndryshme të një vendi!
Në informatën e parë publikuar me rastin e vizitës së Drejtorit të Vakëfit të Turqisë, bilmezat e Shaqir Fetait kanë shkruar: “Sipas protokollit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, mysafirët e lartë nga Turqia janë në një vizitë tre ditore në vendin tonë”! Në informatën e fundit, sërish injoranët thonë: “Sipas protokollit të BFI, vizita e fundit prej ku edhe u përcoll Z. Burhan Ersoj dhe stafi i tij”!
Shaqir Fetai dhe abdallçiçët e tij as që e dinë dhe as që e kuptojnë se çka do të thotë fjala “protokol”! Në të dy raste kanë dëshmuar se nuk janë të denjë as të përkujdesen për shtallë e jo më për Institucion të lartë dhe reprezentativ siç është BFI-ja!
U bënë gaz i botës, por po i turpërojnë edhe mbarë myslimanët e vendit!
Zoti mos e lëntë pa i turpëruar ditë e më shumë!