The Washington Times: Gjykata e Parisit pranon padinë e ish-kryeministrit Berisha kundër sekretarit Blinken

E përditshmja amerikane” The Washington Post” ka shkruar një artikull mbi pranimin e kallëzimit për shpifje të ish-kryeministrit Berisha kundrejt Sekretarit Amerikan të shtetit, Antony Blinken nga një gjykatës i Parisit. Kjo padi, e ngritur në muajin maj, erdhi pasi sekretari Blinken e futi në ‘listën e zezë’ ish-udhëheqësin e vendit për “përfshirje në akte korruptive” dhe e shpalli atë dhe anëtarët e familjes së tij persona non grata në SHBA.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha tha se pretendimet e Blinken për “korrupsion” ishin të pabaza dhe se sekretari nuk ka paraqitur pa asnjë provë, fakt apo dokument që të arsyetonte këtë vendim arbitrar.

“Ky vendim … erdhi tetë vjet pasi unë dhashë dorëheqjen nga çdo pozicion drejtues dhe çdo funksion ekzekutiv publik dhe tre javë pasi kandidati që unë mbështeta humbi zgjedhjet. Gjatë 30 viteve të karrierës sime, asnjëherë nuk jam akuzuar apo hetuar për ndonjë formë korrupsioni. Askush nuk ka ngritur kurrë një padi apo ka provuar ndonjë akuzë për korrupsion në një gjykatë kundër meje ose anëtarëve të familjes sime,” deklaroi Berisha për Washington Times.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës së Washington Times për koment.

Washington Times e mbyll shkrimin duke ricituar një deklaratë të mëparshme të sekretarit Blinken i cili pretendoi se Berisha ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime vetjake dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e tij të familjes kur ish-kryeministri ishte në pushtet nga viti 2005-2013.

Leave a Reply