Izraeli ka nisur shembjen e disa banesave palestinezëve në një zonë autonome në Jeruzlaemin lindor me arsyetimin se përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. Organizata e kombeve të bashkuara kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të shembjeve të banesave
Kanë nisur shembjet nga ana e Izraelit të 13 ndërtesave palestinezëve në rajonin e Zur Baher, pranë vijës ndarëse me zonat autonome palestineze, në Jeruzalemin lindor. Autoriteti i lartë palestinez ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare pasi bëhet fjalë për zona të cilave iu njihet autonomia kombëtare nga marrëveshja e Oslos. Sipas mediave palestineze, Izraeli po përpiqet të krijojë në atë zonë një korridor neutral mes Jeruzalemit lindor dhe Betlehemit.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, organizata e kombeve të bashkuara ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të shembjes së banesave.