Operacion antiterrorizëm në Itali dhe Shqipëri, një i arrestuar në Lushnje

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë nisur në orët e para të mëngjesit një operacion të përbashkët antiterrorizëm për goditjen e një grupi ekstremistësh, që dyshohen si rekrutues luftëtarësh për ISIS-in.

Dyshohet se grupi përbëhet nga dhjetë persona, pesë shqiptarë, 4 italianë dhe një kanadez.

Në kuadër të këtij operacioni dhe me kërkesë të autoriteteve italiane, Policia e Lushnjës prangosi shtetasin Baki Çoku, 40 vjeç. Çoku ishte në listën e 10 personave të kërkuar për terrorizëm nga Interpol Roma.

Sipas mediave italiane, ky grup rekrutonte luftëtarë për ISIS-n. “La Repubblica” shkruan në versionin e saj online se, operacioni “Martesë” është rezultat i një hetimi që ka nisur që në muajin tetor, kur një shtetase italiane iu bashkua ISIS-it, bashkë me të shoqin e saj.

Leave a Reply