Oqeani me rrena i Shaqir Fetait

Ekskluzive: Përfundimisht u zbulua oqeani më i madh në botë, i mbushur përplot me rrena e me vetëlavdërata. Ky oqean është pronë shpirtërore e Shaqir Fetait, këtij dështaku që na e  mori fytyrën. Rrena i ka këmbët e shkurta, ka fizionominë pikërisht të Shaqir Fetait

Nga nata e sontme myslimanët e vendit mund t’i falin edhe teravitë e këtyre ditëve të bekuara të Muajit të Ramazanit.

Fillimi i këtij Muaji na gjeti me një bilanc të tmerrshëm ditor nga pandemia Kovid-19! Numri i të infektuarve në ditë kalonte numrin 1000, ndërsa vdekshmëria ditore mesatarisht ishte nga 45 persona të vdekur. Ndaj dhe, qeveria u desht të miratojë vendim që parashihte orë policore në orar 20 me 5. Ky orar e bënte të pamundur faljen e namazeve që hynin në orën policore, sidomos teravitë! Dy javë më vonë, këto masa rezoltuan me një rënie bukur të madhe të numrit të infektimeve ditore dhe, si rrjedhojë, u zbutën edhe masat e qeverisë!

Tani, këtë vullnet të Zotit Mëshirëplotë, këtë rënie të numrit të të infektuarve, Shaqir Fetai mundohet ta personalizojë, ta përvetësojë, ta shesë si meritë të veten. Po a ka turp e mëkat më të madh se kjo përpjekje e këtij faqeziu!

Shaqir Fetai i drejtohet myslmanëve duke ju thënë se prej sot do të mund t’i falin teravitë e mbetura pasi që “Qeveria, pas shqyrtimit, paska marrur në konsideratë kërkesën e tij” për t’i lejuar faljet e teravive të mbetura.

Shaqir Fetai, në fb-un e vet shkruan: “Me këtë rast, duam të shprehim mirënjohjen tonë për qeverinë dhe institucionet përkatëse që e pranuan kërkesën e bërë nga Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, që besimtarëve muslimanë të vendit tonë t’ju mundësohet falja e namazit të teravive në netët e mbetura të Ramazanit…” Pra, mirënjohje për Qeverinë që po na lejon të falemi! Mirënjohje qeverisë që gjithnjë “i shqyrton” kërkesat e Shaqir Fetait.

Po pse Shaqir Fetai gjitha këto mirënjohje për qeverinë? Cili është ai borxh kaq i madh ndaj Qeverisë që e detyron Shaqir Fetain t’i jetë mirënjohës përjetë! Vetëm sa të tregojë se sa koperativ janë në mes vete Shaqir Fetai dhe Qeveria? Të dëshmojë se si Qeveria gjithnjë i ka pasur në konsiderata kërkesat e Shaqr Fetait?

Atëherë, pse Shaqir Fetai nuk e shprehu një kërkesë të tillë që në ditën e parë të Ramazanit?

Meqë qenka puna se, Qeveria gjithnjë i paska në konsideratë kërkesat e Shaqir Fetait, atëherë, pse Shaqir Fetai nuk shpreh kërkesë për kthimin e vakëfeve dhe këtë gjë ta kryej me një kërkesë të parë? Pse nuk bën kërkesë që të niset ndërtimi i Xhamisë së djegur në Prilep? Pse nuk bën kërkesë për ta rikthyer Jeni Xhaminë e Manastirit? Pse nuk bën kërkesë për Xhaminë në Llazhec? Pse nuk e bën kërkesën për ta rikthyer Xhaminë në Shtip!

Do me thënë, të gjitha diskriminimet, të gjitha përzierjet e shtetit në BFI, të gjitha nëpërkëmbjet dhe fyrjet që i përjetojnë myslimanët e vendit si dhe feja islame, të gjitha këto mund të marrin fund vetëm me një kërkesë të Shaqir Fetait drejtuar Qeverisë? Qenie më të poshtë zor se gjenë në fytyrë të tokës!

Pra, myslimanë të dashur, ju nga sot mund t’i falni teravitë e ngelura të këtij Muaji të Bekuar, sepse ky është Vullnet i të Madhit Zot, ra dukshëm numri i të infektuarve nga koronavirusi, dhe Qeveria e pa të arsyeshme që t’i zbusë masat dhe, jo se kjo u arrit falë ndonjë mirëkuptimi ndaj kërkesave imagjinare të Shaqir Fetait. Nëse i besoni kësaj “kerkese” atëherë duhet t’i besoni edhe kërkesës tjetër: u penguam nga qeveria t’i falim teravitë 20 ditë, ngase kjo ishte kërkesë e Shaqir Fetait. E bën ky edhe këtë të pabëshme? E thotë edhe atë që e fyen çdo mysliman në botë. Shaqir Fetai thotë: “Vlen të theksohet se ky vendim ka ardhur edhe si rezultat i disiplinës së treguar nga të gjithë namazfalësit që frekuentojnë xhamitë”! Do me thënë se, pandemia u fut në mesin tonë dhe, si rrjedhojë, u përforcuan masat parandaluese si pasojë e mosdisiplinimit të mëparshëm të namazfalësve? Këtë gjë nuk mund ta pohojë as vetë Shejtani! Por ama, Shaqir Fetai po!/LMR në BFI/

Leave a Reply