OSMAN DEMIRI për frymëzimin

SHKËPUTJA NGA REALITETI

Kushti i parë për t’u marrë me art, është liria shpirtërore dhe pastaj vjen frymëzimi. Sa u përket temave, ato vijnë e shkojnë, varësisht nga gjendja dhe situata që na rrethon. Vetëm me këto kushte mund të flasim për një vepër që mund ta sfidojë kohën dhe t’i rezistojë asaj. Kur shpirti përjeton shkëputje nga gjithë ajo që e rrethon, gjen një rahati, një mirëqenie me vetveten. Kjo shpeshherë është e kundërta me gjendjen faktike, apo me jetën e përditshme, ku marrin pjesë problemet e shumta jetësore. Pra, frymëzimin e gjej vetëm kur kam këto shkëputje nga realiteti, çlirohem, apo largohem në momente nga to. Gjithsesi, burimi i frymëzimit dhe i temave janë po këto probleme dhe fenomene shoqërore, të cilat mund t’i trajtosh drejt vetëm nga kjo “distancë” psikike. Sa i përket kohës, ajo duhet të jetë e përhershme, që d.m.th, po e vare veprën në gozhdën e një periudhe të caktuar kohore, ajo shpejt vdes.(HEJZA)

Leave a Reply