Familja Zeqiri është pajtuar me familjen Qorrolli pas aksidentit të javës së kaluar që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në Hajvali, ku vdiq një person.
Nga ky aksident, një anëtar i familjes Zeqiri nga Janjeva ka pësuar lëndime të rënda, ku si pasojë të shtunën ka ndërruar jetë.
Aksidente të tilla në këtë rrugē ka pasur shpesh, ku disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Një aksident i tillë ndodhi edhe javën e kaluar që solli vdekjen e babit të tre fëmijëve.