Parlamenti i Katalonisë, ka miratuar një dokument më të cilët është prezantuar dëshira e popullit për pavarësi dhe vetëqeverisje, edhe për kundër vërejtjeve të cilat i kanë marrë nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.
Gjykata kushtetuese e Spanjës u ka tërhequr vërejtjen deputetëve katalonas se mund të përballën me ligjin nëse mbështesin propozimin që parlamenti të mbështes dëshirën e popullit për vetëvendosje.
Situata në Spanjë, vazhdon të mbetet e tensionuar në veçanti pas arrestimit të veprimtarëve politik nga shteti Spanjoll të cilët mbështetën pavarësinë e Katalonisë.
Marshime të shumta qytetare kanë ndodhur prej dënimit të liderëve. Populli katalanas po proteston me flamuj kombëtar nëpër rrugët e qyteteve të mëdha të këtij rajoni duke kërkuar të drejtën për pavarësi. Marshimet janë karakterizuar me përleshje me policinë.