Miratimi i projektligjit për lojërat e fatit ka shkaktuar diskutime të ashpra midis deputetit demokrat Ridvan Bode dhe deputetit socialist Erjon Braçe.Opozita e votoi kundër këtë projektligj duke e cilësuar klientelist .Parlamenti votoi vetëm me votat e maxhorancës projektligjin për lojërat e fatit.Deputeti demokrat justifikoi votën kundër të opozitës me faktin se ishte një ligj klientelist ndërsa akuzoi Erjon Braçen se ishte pjesë e kësaj klientele.Ridvan Bode: “Kazinoja fikse në qëndër të Tiranës e ka 10 milionë dollarë licensën. Kjo është dixhitura e klientelizmit të këtij ligji që miratuam sot. Resort kazinoje e ka 500 mijë kurse një kazino e ka 10 milionë.”I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist i cili hodhi poshtë këto akuza.Erion Braçe: “Mirëpres nga zotëria që foli këtu çdo lloj epiteti, çdo lloj sharjesh, çdo lloj fyerje madje dhe çdo lloj etiketimi.Po që ky të më bëjë mua klient të lojrave të fatit kjo është pak e tepërt. Sepse e dinë të gjithë, edhe vet ai në komision e pa që unë nuk marrë fare vesh nga ajo lloj pune.Unë e di fare mirë që në atë anë ka njerëz që i luajnë lojrat e fatit aq mirë sa skanë ku të shkojnë më.”Projektligji me lojërat e fatit u miratua me 68 vota pro./Oranews.tv/
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…