Pas sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë në Gaza, Hamasi kërcënoi se do të kundërpërgjigjet.
“Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo marrëzie të Izraelit që ka në objektiv popullin dhe rezistencën e Palestinës”, tha Barhoum.
Në anën tjetër ushtria e Izraelit thote se ushtria është përgjegjëse për ato që ndodhin në Rripin e Gazës dhe se do të vazhdohet të vendosen në objektiv strukturat ushtarake të Hamasit.
Avionët izraelitë vendosën në objektivin e tyre edhe tokat bujqësore në veri të Gazës.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza deri më tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë nëse ka pasur apo jo ndonjë humbje jete si pasojë e sulmit.