Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

Pas sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë në Gaza, Hamasi kërcënoi se do të kundërpërgjigjet.

Zëdhënësi i Hamasit, Barhoum në një deklaratë me shkrim tha: Bombardimet e pushtuesit izraelit ndaj pozicioneve të rezistencës janë një shfaqe që qeveria e re e bën për të rregulluar moralin e ushtarëve dhe komandantëve të tij që ndodhen në situatë të keqe për shkak të operacionit ‘Shpata e Kudsit’.

“Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo marrëzie të Izraelit që ka në objektiv popullin dhe rezistencën e Palestinës”, tha Barhoum.

Në anën tjetër ushtria e Izraelit thote se ushtria është përgjegjëse për ato që ndodhin në Rripin e Gazës dhe se do të vazhdohet të vendosen në objektiv strukturat ushtarake të Hamasit.

Avionët izraelitë vendosën në objektivin e tyre edhe tokat bujqësore në veri të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza deri më tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë nëse ka pasur apo jo ndonjë humbje jete si pasojë e sulmit.

Leave a Reply