Delegacionet e Greqisë dhe Turqisë kanë filluar takimet e tyre eksploruese në Athinë për të bërë përpjekje që të arrijnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor dhe të drejtat e kërkimeve të gazit. Raundi i 62-të i bisedimeve po zhvillohet në një hotel qendror në Athinë.
Në tryezën e bisedimeve do të jenë ambasadori grek në Turqi Pavlos Apostolidis, Alexandros Kougiou dhe drejtori i sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ifigenia Kanara dhe nga Turqia Nënsekretari i Përhershëm i Shtetit Sedat Onal, Drejtori i Aeronautikës Tsagatay Ercis dhe Baris Kalkavan.
Në të njëjtën kohë, përveç çështjes Kalin, turqit po bëjnë presion për një takim të drejtpërdrejtë midis dy ministrave të jashtëm, Nikos Dendia dhe Mevlut Tsavousoglou. Si Greqia, ashtu edhe Turqia thirren në një sërë traktatesh dekadash të vjetra dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për të mbështetur pretendimet e tyre territoriale.
Tensionet u përshkallëzuan vitin e kaluar kur Ankaraja dërgoi një anije kërkimore në ujërat pranë bregdetit turk, për të cilët Greqia ka pretendime. Këto ujëra mendohet të jenë një burim i mundshëm i rezervave të gazit natyror.
Takimi i së martës pason diskutimet në Stamboll, në janar, të cilat u mbajtën pas ndërhyrjes së kryeministrit shqiptar dhe presionit të BE. Athina, deri më tani, ka shfaqur interesim që të diskutojë vetëm për kufirin përreth Egjeut, ku disa ishuj të saj shtrihen afër territorit turk.
Ankaraja megjithatë insiston që bisedimet duhet të përfshijnë përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike dhe hapësirës ajrore të të dyja shteteve.