Pas tensioneve, Turqia dhe Greqia pritet të rinisin bisedimet rreth ujërave të diskutueshme në Mesdhe

Turqia dhe Greqia janë gati të rinisin bisedimet mbi pretendimet e tyre të kontestuara detare në Mesdheun lindor, tha presidenca turke, pas takimeve midis udhëheqësve të Turqisë, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian të martën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dyja palët i patën ndërprerë bisedimet në vitin 2016, ndërsa tensionet u ndezën muajin e kaluar kur Turqia nisi eksplorimet për burime natyrore në ujërat e diskutueshme.

Anijet luftarake turke dhe ato greke u përplasën, duke nxitur një rrezik të përshkallëzimit ushtarak.

Ndërkohë, të martën presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, zhvilloi një takim virtual me kancelaren gjermane, Angela Merkel, vendi i së cilës ka ndërmjetësuar në këtë mosmarrëveshje; ai gjithashtu bisedoi edhe me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Gjatë këtij samiti ku u diskutua për zhvillimet në Mesdheun lindor, u deklarua se Turqia dhe Greqia janë shprehur të gatshme për fillimin e bisedimeve”, theksoi presidenca e Turqisë në një deklaratë.

Leave a Reply