Pazari i Korçës mahnit spanjollët, fluks turistësh edhe në sezonin e vjeshtës

Pazari i Korçës konsiderohet pa dyshim si një aset kulturor, i cili po kthehet në një destinacion të pashmangshëm turistik në juglindje. Këtë fundjavë, ai ka qenë ndalesa kryesore e dhjetëra vizitorëve të huaj nga Spanja. Grupi i xhirimit të Vizion Plus ka biseduar me disa preje tyre, të cilët shprehen të surprizuar nga qyteti, por në veçanti nga pazari.

Kemi vizituar shumë vende mes të cilave edhe Muzeun e Artit Mesjetar që është një vend shumë i bukur. Qyteti është shumë mikpritës ashtu si dhe njerëzit. Janë shumë të afërt kryesisht ndaj turistëve dhe kjo është diçka shumë pozitive.- shprehet Nuria Florensa, turiste spanjolle.

E pyetur për pazarin Nuria Florensa e ka një këshillë lidhur me produktet e artizanatit vendas .

Pazari i Korçës është i bukur, por sugjerimi im si një person që kam udhëtuar shumë është fakti se duhet të ketë më shumë produkte autoktone, vendase. Jo kaq shumë influencë nga Kina, pasi po shohim një pushtim të produkteve kineze, në një kohë që ju keni artizanat mjaft të pasur dhe mund të shfrytëzoni këtë potencial për të tërhequr blerësit, pasi prodhimet kineze mund ti gjejmë edhe në Barcelonë.

Të njëjtën kërkesë ka edhe një tjetër turiste.

Qyteti juaj është mjaft i bukur dhe i këndshëm për tu vizituar, por pazari duket paksa i varfër me produkte vendase.-thotë Ampra Soler një tjetër turiste.

Por kopshtet e qytetit dhe Muzeu i Artit Mesjetar duket se kanë qenë gjithashtu një surprizë interesante për turistet.

“Korça na ka lënë mbresa mjaft të mira, një qytet shumë i bukur, i rikonstruktuar në perfeksion, me kopshte të shumtë dhe mbi të gjitha me një muze ikonash fantastik që na ka lënë të befasuar.

Vetë korçarët e konsiderojnë pazarin e vjetër si një vend që i ka dhënë një rivitalizim qytetit.

Pazari i Korçës dikur ka pasur më shumë se 1000 dyqane, ndërsa tani numëron 140. Godinat karakterizohen nga një urbanistike e arkitekturë italiane por edhe austriake çka e bën edhe më tërheqës.

Leave a Reply