Pendimi i “zhëngër babës”

Tevbja duhet të kuptohet si një trokitje në derën e Xhenetit që mund të hapet nga Mëshira e Mëshirëplotit! Pendimi pranohet vetëm nga i Madhi Zot. Ai që mendon, si “hoxhë”Ismeti, se tevbja është një trokitje në derën e interesave meskine dhe se duhet të pranohet nga Mulla Sula – në këtë dynja duhet t’u drejtohet urgjentisht enteve psikiatrike, ndërsa në atë tjetrën – e di vetëm i Madhi Zot 

 

Shkruan: h. Eset Shaqiri

Një i vetëquajturi “hoxhë”, një i mëkatshëm, njëfarë I. B. këto ditë vendosi që para “zotit” të tij të pendohet. Myslimani i sinqertë kur bën tevbe i drejtohet Allahut Mëshirëplotë dhe jo kamerës! Nuk është pranuesi i pendimit kamera, por, në të gjitha ajetet kuranore tregohet se Allahu është ai që e pranon pendimin, prandaj i drejtohemi vetë Atij! Por, këtu ka një kusht! Kujt i pranohet pendimi? A i pranohet atij, i cili, sapo pendohet menjëherë futet në mëkate! I. B. bëri mëkat kur shpifi kundër personave të cilët nuk e llogarisin për qenie normale dhe, sakaq, rrëfeu se tash e tutje do të jetë në “rrugën e Sulejman Rexhepit”! Me këtë metodë të pendimit I. B. i ka ofenduar të gjithë hoxhallarët, të gjithë teologët, mbarë ummetin mysliman, i ka mohuar të gjitha mësimet, rregullat dhe parimet islame! Sepse, sipas I. B. pendesa qenka e lehtë! Vetëm dilni para kamerës, pendohuni dhe, aq, nuk duhet më tepër! Pendesa është akt personal, katarsis i shpirtit që ka bërë mëkat, është akt i atij që shpërthen në vaj se për një çast ka rrëshqitur nga rruga dhe lutet që ta mëshirojë Zoti dhe sërish ta rikthejë në rrugën e Tij. Pendesa nuk është parathënie e një vepre edhe më të mëkatshme. Plotë tri vite “na e paska luftuar” Sulejman Rexhepin që e paska sjellë deri në çmendi, plotë tri vite e paska luftuar Sulejman Rexhepin, i bindur se është e keqja e myslimanëve dhe islamit në Maqedoni dhe, sakaq nis e i vjen keq, e mëshiron publikisht dhe e shfajëson! I jep vetes peshën e Zotit Fuqiplotë! Kjo është dëshmi se I.B. është i shantazhuar, është i blerë, është i kërcënuar, dhe, krejt në fund, është i çmendur, sepse vetëm një i çmendur një i krisur, një i sharë, një i padinjitetshëm pranon të pendohet dhe, njëkohësisht, të ftojë në “putizëm”! Shtrohet pyetja, kush e nxiti I. B. të pendohet dhe t’i kërkjë falje e mëshirë Sulejman Rexhepit? Frika nga Zoti? Jo! Gjakimi për t’u rikthyer në udhë të Zotit? Jo! Kokrra e lotit që i shpërtheu në sy nga dhembja që ia paska shkaktuar Sulejman Rexhepit? Jo! Thjesht, dëshira për përulësi para Sulejman Rexhepit dhe afshi për t’i shërbyer në rrugën e tij fund e krye të mëkatshme! Ajeti 82, i sures Ta Ha, thotë: “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” I Manipuluari I. B., për fatin e tij të keq, përpiqet që t’i manipulojë të gjithë, përfshirë këtu edhe Sulejman Rexhepin, vetëm e vetëm që të punësohet diku pas dëbimit nga puna në një market ku së paku hante çokollata! I B. mendon se në atë formë bëhet tevbja, se tevbja bëhet duke e pasur motiv Sulejman Rexhepin dhe se, tevbja bëhet që të mblidhet forca për ta trasuar rrugën e Sulejman Rexhepit! A nuk po bën këtu mëkat të trishtueshëm I. B.? Kujt i duhet në shoqëri ky farë i mëkatshmi, ky farë tallësi me fe e me teologë!? Askujt, përveçse tallësit, Sulejman Rexhepit! Doli qeni i zgjebosur dhe para kamerës nisi “pendimin” e tij! Sapo përfundoi me “betimin”, ftoi në mëkat! Zëdhënësi i Sulejman Rexhepit të mëkatshëm fton në mëkat! I devotshmi pas pendimit nuk guxon te bëj mëkat tjetër, nuk guxon që të fajësojë të tjerë pa fakte e pa argumente, vetëm sa për t’ju futur në b… Sulejman Rexhepit. Nëse I.B. e njeh për “zot” sharësin e tij, atëherë ai është thellë në shirk dhe, pendesa e tij jo që nuk do ta shpëtojë por, Zoti do ta bëjë për faqe të zezë, ashtu edhe siç u bë në realitet. Epo, kështu pëfundon çdokush që do të marrë guximin të tallet me institucionin e tevbes. Tevbja duhet të kuptohet si një trokitje në derën e Xhenetit që mund të hapet nga Mëshira e Mëshirëplotit! Ai që mendon se tevbja është një trokitje në derën e interesave meskine – në këtë dynja duhet t’u drejtohet urgjentisht enteve psikiatrike, ndërsa në atë tjetrën – e di vetëm i Madhi Zot! Ajeti 17, i sures En Nisa, thotë: “Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe nga padituria dhe pendohen shpejt.” Nga ky ajet kuranor kuptojmë se, I. B. mund t’ia ketë pranuar “pendimin” Sulejman Rexhepi, por vështirë se do t’ia pranojë Allahu Fuqiplotë, sepse është pendesë me hile! Sepse, I. B. nuk e pati dert që të lutet tek Allahu për ta rirreshtuar në anën e atyre që ecin në rrugën e drejtë, por, u lut që mos t’ia hapin faturat e eurove që mund të kenë munguar në Myftininë e Shkupit, si dhe faturat e ngrënies nga tri herë në ditë, por edhe i porosisë nga 4-5 racione me mish, çdo ditë e çdo natë nga një restorant ku I. B. e ka shpenzuar gjysmën e buxhetit të Myftinisë deri sa ka qenë referent, ndërkohë që kolegët e tij, hoxhallarët, pa rroga e pa siguracione!!! Dhe, këtij farë I. B. t’i besohet? Këtij t’ia pranojë “pendesën” Allahu Fuqiplotë? Këtij farë mahlukati… Pendimi i tij ështi si ai i “zhëngër babës”!

Leave a Reply