(Rreth një interviste që Shaqir Fetai, “reisi” i kontrabanduar, i konstestuar dhe i falsifikuar, ia kishte dhënë gazetarit Destan Jonuzit për gazetën (tv) KOHA, publikuar në formë të shkruar më 3 dhjetor të vitit 2020)
Nga Sabit Ibrahimi
Shaqir Fetai me bisht të kapur në derë, me dy hapa në një valle për të cilën nuk është i denjë as të lëvizë ritmikisht, i gjendur para situatave që të veprojë e të flasë ashtu siç do t’i thonë ata që e dirigjojnë dhe e kontrollojnë, është e pamundur që përgjatë paraqitjeve të veta spontane në opinion të mos gënjejë pa fije turpi. Shaqir Fetai, shumë shpejtë do të mundohet të dalë në pozita të burrit e të pranojë publikisht se ka hyrë në valle të huaj, në krye të valles dhe që po i kërcejnë sipër të gjithë si pasojë e ritmit dhe hapave të pinguinit. Ata që e njohin “vallen e pinguinit” e kuptojnë se në çfarë presioni dhe sikleti është Shaqir Fetai. Është punë e tij, e bëfshin shoshë në valle!
Që në krye të intervsitës Shaqir Fetai e dëshmon edhe një gjë: për hirë të lojës që i duhet ta çojë deri në fund (sepse është i shantazhuar) ai pranon dhe detyrohet të gënjejë, madje të kënaqet duke gënjyer, ndonëse i thahen buzët dhe merr pamjen e një diabetiku! Thotë se po e tepron pak me intervistat televizive por po e kërkuan shumë manekenin. Po ama, nuk thotë se pranon të zhvillojë vetëm monologje televizive kurse prej debateve televizive ik si p… i mërdhiftë!
Në këtë intervistë në pyetjen se a ta ka uruar “postin” edhe ish-reisul ulemaja, Shaqir Fetai mundohet që ta gënjejë tërë opinionin e gjërë. Thotë: “Nga ish-Reisi ende nuk kemi ndonjë paraqitje…”! Paraqitjen e Sulejman Rexhepit e lexuan krejt bota shqiptare, madje, pas shkarkimit të ndihmuar nga të gjitha strukturat policore të shtetit, ai për herë të parë u rrëfye para Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së, pas së cilës pasoi edhe emisioni debativ në TV21M. Në të dy rastet e zbërtheu lojën e pushtetit dhe të instalimit politikisht të Shaqir Fetait në “krye” të BFI-së! Shaqir Fetai mendon se ky fakt do të mund të devalvohet duke e injoruar! Për herë të parë u shpalosën të gjitha përpjekjet e Shaqir Fetait që duke shkelur nene e nene, aline të shumta si dhe rregullore, me ndihmë të pushtetit, te vie në krye të BFI-së dhe, këtë fakt nuk arriti ta demantojë për asnjë moment. Prandaj, gënjenë Shaqir Fetai kur thotë se “Nga ish-Reisi ende nuk kemi ndonjë paraqitje”…
Në pyetjen e gazetarit Jonuzi, “Kur jemi te politika, zgjedhja juaj është shoqëruar me zëra se ka ndikim politik. Sa politika ka ndikim në BFI?”, Shaqir Fetai mundohet që rrenën ta tjerrë edhe më fort. Edhe hoxhë edhe kaq gënjeshtar? Apo, tashmë e ka shitur zuzën dhe, edhe gënjeshtrën e bën kabull! Edhe vetë përfaqësuesit më të lartë të subjektit politik BDI kanë pranuar se qëndrojnë prapa Shaqir Fetait dhe se vetë ata kanë kërkuar nga Sulejman Rexhepi që mos të tollovisë punë në pag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sepse, edhe ata në fillim kanë menduar se kjo lojë është e huaj, e shërbimeve intelegjente të huaja. Del puna që paska qenë lojë e shërbimeve të huaja në bashkëpunim me pushtetin dhe, që pasojat të jenë sa më të vogla, e kanë lutur që të pajtohet përkohësisht me zgjedhjen partiake që BFI-në ta vënë nën kontrollin e vet përmes njeriut të tyre, Shaqir Fetait. Dhe ky farë dylberi mundohet ta bindë krejt botën se ai paska ardhur si rezultat i veprimeve autonome dhe të anëtarëve të Rijasetit! Veprimet kanë qenë të këtyre anëtarëve dhe jo të shërbimeve sekrete, apo të Ali Ahmetit, por, Shaqir Fetai nuk guxon ta mohojë faktin që “anëtarët e Rijasetit”, nuk kanë qenë të gjithë anëtarë dhe, shumica prej tyre nuk ka pasur të drejtë vote. U lexua një dokument i fallsifikuar për të cilin, Shaqir Fetai mund të përfundonte në burg, sikur mos të ndërhynin struktura të BDI-së duke i premtuar Sulejman Rexhepit se pas zgjedhjeve gjithçka do të zgjidhet sipas ligjeve të vendit. Tani u pa puna se të gjitha “ligjet” e vendit u vunë në shërbim të Shaqr Fetait duke e trimëruar në aktin më antiislamik të “fituar” ndonjëherë në këta troje.
Shaqir Fetai gënjen edhe kur thotë se “Ne kemi deklaruar se kjo shtëpi është e të gjithë pjestarëve të islamit”, sepse, e vërteta është që ai ka deklaruar se BFI-ja u përket të gjitha partive poltike. Pra, me këtë ai ka legjitimuar të drejtën absolute që secila parti e bllokut mysliman apo jomysliman të llogarisë se brenda BFI-së ka BFI-në e vet, sepse, BFI-ja nuk mund të jetë vetëm e partisë së Shaqir Fetai, BDI-së. Sepse, nëse BFI qenka e të gjithë partive atëherë të gjithë partitë kanë të drejtë të llogarisin se BFI-ja është e secilës pej tyre. Me këto “strategji kreative të Shaqir Fetait” BFI-ja ka marrur fund!
Shaqir Fetai përgjigjet se “ne prandaj jemi këtu që të marrim një rrugë më të shëndoshë”! Po në cilën rrugëtim udhëtoi Shaqir Fetai bashkë me babain e vet shpirtëror, Sulejman Rexhepin? Ai me ashk mburret se i ka shërbyer plotë 18 vite si mufti dhe se ka qenë dorë e djathtë e tij. Do me thënë se, për 18 vite paskan qenë në dalalet dhe se për këtë “rrugë të zezë” duhet ta hajë vetëm Sulejman Rexhepi ndërsa Shaqir Fetai të dalë i terun? Shaqir Fetai pisllkun e vet mundohet që t’ia hedhë tërthorazi pjesëtarëve të islamit në vend, duke thënë: “besimtarët meritojnë të jenë një pasqyrë e pastër islame”! Besmtarët gjithnjë janë të sinqertë, por, le të tregojë Shaqir Fetai se sa BFI-ja e tij ka qenë pasqyrë e pastër islame? Fatkeqësisht, kjo pasqyrë gjithnjë ka qenë e avulluar dhe e pistë nga afshi i Shaqir Fetait duke luajtur lojëra dhe skenar të huaja nëntokësore.
Shaqir Fetai tani e paska një BFI e cila nuk merret me skandale të ndryshme! Le ta numërojë Shaqir Fetai vetëm një skandal të BFI-së së kaluar në të cilën ai nuk ka qenë pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë, miratues dhe përkrahës i zjarrtë! Hipokrizia e Shaqir Fetait shkon aq largë sa ky mendon se tani kemi një BFI “pa skandale”! Nuk ka BFI me Shaqir Fetain brena e cila nuk ka skandale! Në fakt, Shaqir Fetai ka nisur një “BFI të re” duke u bazuar në skandale të përminutshme, të përorshme, të përditshme! Shaqir Fetai ka vendosur që ta shkatërrojë BFI-në dhe mos ta kemi ose, ta kemi një BFI sipas porosive të politikave ditore të pushtetarëve. Nëse e garanton këtë Shaqir Fetai, edhe pushteti do t’ia garantojë një “qeverisje të qetë” Shaqir Fetait. Për shembull, le të pranojë Shaqir Fetai çmimet e vakëfit të “denacionalizuar” me letra në vlerë ashtu siç i ka paraparë pushtetit dhe, “qeverisja” e Shaqir Fetait do të zgjasë me vite e me vite. Dhe, sakaq, Shaqir Fetai do të bëhet me para, prej një BFI që kishte financa vetëm për një rrogë, tashmë ka arritur edhe t’i ngrisë rrogat, pa vendim, pa miratim të organit gjegjës, pa pasur kurrfarë të drejte, sepse kur e ka kryer këtë krim, ai as që ka qenë reis! Shkatërro BFI-në se ke mbrojtje pushtetin (LSDM-BDI)!
Shaqir Fetai ndjehet aq i fuqishëm me këtë pushtet sa i jep të drejtë vetes që të tallet edhe me Zotin Fuqiplotë, ta gënjejë si një mynafik, si një i pabesë. Shaqir Fetai e shtrembëron të vërtetën në ditë me diell duke thënë “tani kemi një BFI e cila nuk merret me skandale të ndryshme, nuk prodhon efekte negative, por tani kemi marrë rrugën e kultivimit të vlerave fetaro-islame ashtu siç i kemi kompetencat tona.” A ka skandal më të rëndë se sa t’ia shkërmoqësh e t’ia dërmoshë shtyllën krysesore në të cilën mbështete BFI! Shaqir Fetai nuk ka moment që nuk i shkelë të gjitha aktet normative të BFI-së si dhe Kushtetutën, vetëm e vetëm që mos t’i shkelë porositë e marrura nga faktori politik në pushtet, atyreve që ia kanë marrur peng shpirtin! Një njeri i pashpirt si Shaqir Fetai vetëm shkatërrimin e BFI-së e ka kompetencë dhe hiç më shumë!
Gazetari Jonuzi, me mjeshtri shtron pyetjen provokative “Me sa kuptuam, gjatë punës suaj do të angazhoheni për rikthimin përpos dinjitetit të Hoxhës, edhe rikthimit të besimit të besimtarëve në institucionin që drejtoni?”, ndërsa Shaqir Fetai në vend se ta korrigjojë një percepcion të tillë, ai pallamudë gjëra që nuk kanë lidhje me pyetjen. Jep ca përgjigje që nuk janë në të mirë të profesionit hoxhë, por, në të miëë të “intelegjencës” së tij që nuk është më e madhe se e qurës në mjegull! Sa për dijeni të Shaqir Fetait, hoxhallarët e Maqedonisë janë me dinjitet, janë të respektuar e të dashur, ndërsa të përjashtueshëm janë vetëm soji i Shaqir Fetait pa dinjitet e pakurriz.
Shaqir Fetai thotë se shteti ynë është sekularist. Shaqir Fetai thotë se kemi bërë para për rroga të pandërprera dhe se dikur paska pasur vetëm për një muaj. Dhe, budallain mos e vet, se t’kallzon vet’! Thotë Shaqir Fetai: “Shteti momentalisht ndihmon simbolikisht”! Pse me e ndihmu shteti Shaqir Fetain simbolikisht?! Për çfarë kjo ndihmë nëse jo si gjest i mirë për një marrëveshje të arritur në mes të Shaqir Fetait e pushtetit! Apo ndoshta, paratë që nuk pranonte t’i marrë Sulejman Rexhepi sepse e degradonin vlerën e vakëfit, tash po i merr Shaqir Fetai dhe, në vend se t’i harxhojë duke blerë vakëfe të reja, ai i ndanë për rroga! Dhe ky qenka një rrugëtim i mirë e kreativ i Shaqir Fetait?! Pa dyshim që ky rrugëtim vetëm që ta thyen qafën e të lë pa din e pa iman!
I falen të gjitha rrenat paraprake mbi të cilat u ndërtua kjo intervistë! Shaqir Fetai ta kallë frikën kur me djallëzi mundohet t’i ikë përgjigjes në pyetjen e gazetarit se sa “Shaqir Fetai është pro-amerikan”! Këtë pyetje gazetari e shtroi në formatin televiziv, ndërsa në formatin e shkruar kjo pyetje shtrohet ndryshe “Reisi Shaqir Fetahu është me lidnjen apo perëndimin?”
Shif linkun:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=449101319828030&id=113481260056706
Binduni vetë, pyetja nuk ndërrohet për fajin e gazetarit, por për fajin e udbashit dhe pro-jugosllavit Shaqir Fetai. Shaqir Fetai nuk denjoi që, qoftë vetëm një herë të thotë nëse është pro-amerikan! Foli dy-tre minuta ndërsa i vinte tmerr që të pranojë nëse është pro-amerikan apo jo. Jam, pro-perëndimor, thoshte Shaqir Fetai, ashtu siç paskan qenë properëndimor dikur edhe rilindasit tanë. Pra, Shaqir Fetai është pro-perëndimor (pak francez, pak gjerman, pak italian, pak skandinav, pak baltik, e pak portugjez, pak bullgar e pak rumun etj.) , dhe askund nuk nënvizon se është pro-amerikan. Prandaj në intervistën e shkruar është ndryshuar kjo pyetje. Apo, këtë pyetje ka insistuar që ta ndërrojë Shaqir Fetai, sepse mbase nuk ia nxjerr goja fjalën “pro-amerikan”!
Ky është kulmi i skandaleve që ka bërë Shaqir Fetai, pas kësaj gjithçka që do të bëjë do të trajtohet vetëm si budallallëk i një karrieristi të verbuar që, për karrierë shkel mbi familje, mbi Kuran, mbi bukë, madje, po pati bythë, edhe mbi Amerikë. Kjo përgjigje, as mish as peshk, i ka irituar edhe të kryesisë së BDI-së, të cilët tashmë po mendojnë se si do të nxirren nga kjo situatë në takimin e pritshëm me struktura nga amasada amerikane në Shkup!