Sa herë që Shaqir Fetait situata dhe punët i bëhen lëmsh, fijen e shpëtimit e kërkon në diasporë! Diaspora jonë, siç ka dëshmuar deri më tani, nga përmallimi i zjarrtë, shpesh ka ditur që ta presë e ta respektojë qoftë edhe një qen nga vendlindja. Këtë përmallim, por edhe organizimin e tyre të brendshëm, vetëm Shaqir Fetai di ta përkthejë në “pritje madhështore, vëllazërore, të lartë…”
Nëse në një xhami mblidhen myslimanët e vendit, qoftë për kryerjen e një namazi, apo, pse jo, edhe për ndonjë organizim me karakter fetar, ndërsa aty prezanton edhe Shaqir Fetai, sakaq, Shaqir Fetai këtë devotshmëri të besimtarëve tanë do ta paraqesë si “adhurim” të diasporës që ia bëjnë këtij farë sharlatani!
Këto ditë Shaqir Fetai paska vizituar qendrën islame shqiptare në Vjenë dhe, aty “pritje madhështore” i paskan organizuar mbi 600 pjesëmarrës. Në fakt, këta pjesëmarrës në këtë qendër kishin ardhur për të falur namazin e Xhumasë, siç tubohen çdo herë në këtë namaz! Ndërsa Shaqir Fetai na thotë se këta na qenkan mbledhur për t’ia organizar një “pritje madhështore” Shaqir Fetait! Kjo do të thotë se, nëse nuk do të ishte aty Shaqir Fetai, në këtë namaz të Xhumasë nuk do të vinte asnjë mysliman?! Myslimanët tanë, kudo qofshin ata, edhe në diasporë, në xhami shkojnë për ta kryer obligimin e tyre fetar, gjendet aty ky farë avdalli apo jo!
Edhe në “Hilal” të Hollabrunit myslimanët e atyshëm i paskan organizuar një “pritje vëllazërore” Shaqir Fetait! Myslimanët i përgjigjen thirrjes islame për ta adhuruar Allahun Fuqiplotë, kurse Shaqir Fetai e nënvlerëson këtë devotshmëri dhe e zbret në “adhurim” ndaj Shaqir Fetait!
“Pritje vëllazërore në IKE”! Pjesëmarrje masovike aty ku paska prezantuar Shaqir Fetai! A nuk është kjo përpjekje për ta devalvuar dhe për ta minimizuar devotshmërinë e vëllezërve tanë në Perëndim të cilët, po kështu masovikisht përfshihen në çdo namaz e organizim tjetër fetar! Këtë devotshmëri e përçmon Shaqir Fetai, duke e paraqitur atë si “pritje vëllazërore”! Po pse ka kaq shumë nevojë Shaqir Fetai për “pritje madhështore” e për “pritje vëllazërore”! Apo, ndoshta kështu e kanë mësuar “instaluesit” me qëllim që ta bëjë si fakt të kryer “dashurinë vëllazërore” që e paskan shqiptarët për një marionetë të pushtetit, qoft ai edhe fuks dhe xhelat i interesave kombëtare!
Hapja e Xhamisë në Linc u bë para një numri të madh të bashkatdhetarëve tanë të cilët paskan organizuar një “pritje madhështore” për Shaqir Fetain! Tani, këtu përzihen “reqatet” dhe nuk dihet: këta besimtarë a kishin ardhur për përurimin e Xhamisë së Re apo për “pritje vëllazërore” për Shaqir Fetain! Pse asnjë informacion mbi këtë aktivitet të vëllezërve tanë, pse asnjë informacion mbi këtë Xhami të re, për përmasat e saj, për peripetitë dhe sfidat gjatë ndërtimit të saj, për kontributin e myslimanëve tanë në atë vend austriak! Apo, asgjë këtu nuk është me rëndësi sa “pritja madhështore” që qenka organizuar “për nder” të Shaqir Fetait, alias, ”ORAO”! Ja, ja. Si e begenizin shqiptarët një udbash!
A e dini se pse Shaqir Fetai përpiqet që këtë aktivitet të diasporës ta paraqesë nga nënhija e “pritjes madhështore” që ia organizojnë këtij farë dallkauku? Sepse ky avdall para myslimanëve del vetëm me shpresë se do ta mirëpresin dhe jo se e do “kuvendi”! Këtij nuk i intereson as xhamia, as qendra, as vakëfi as asgjë! Thjesht, i intereson të dijë nëse po shtohet numri i myslimanëve (qoftë edhe për një, që do ta mirëpresin përmes organizimit të “pritjeve madhështore e vëllazërore”!
Një është shumë e sigurtë: në bazë të reagimeve në inbox, të paktën edhe një 30-40 bashkatdhetarë myslimanë kanë refuzuar të marrin pjesë me pjesëtarë të familjeve të tyre në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për ata. Nuk shkohet aty ku do të prezantojë edhe Shaqir Fetai, sepse nuk kemi nevojë të djallëzohemi!
Është më se e qartë se Shaqir Fetai mendon se asnjë nga pjesëmarrësit në atë event nuk do të ishte aty sikur të mungonte Shaqir Fetai. Pra, prezenca e madhe e myslimanëve në një ngjarje festive bëhet sepse aty merr pjesë Shaqir Fetai dhe, nëse nuk merr pjesë ky, atëherë pjesëmarrja e xhamatit do të ishte e papërfillshme! Kjo është logjika satanike e Shaqir Fetait! Me idiotizma të këtilla mundohet t’i japë vetes peshë e rëndësi, pavarësisht që, që të gjithë, nuk ka mysliman në vend e në botë (nga RMV-ja e më gjërë) që nuk e di se kush është Shaqir Fetai, si ia doli që ta kryej puçin dhe ta uzurpojë pa kurrfarë merite vendin e kryetarit të BFI-së, dhe cilat hërbime antishqiptare e antifetare e instaluan në këtë pozitë! Nuk ka mysliman i vendit, qoftë këtu qoftë në diasporë, të cilët nuk dinë për profesionin e tij prej fuksi! Dhe, ta përktheshë ibadetin e tyre në “pritje vëllazërore” ky është vetëm një cinizëm që rrjedh prej shpirtit të satanizuar të një krijese mutante si Shaqir Fetai!
p.s.
Shaqir Fetai ia paska dalur që edhe këtu të vizitojë Ambasadën e RMV-së në Vjenë dhe ta takojë ambasadoin maqedonas! Shaqir Fetai, që nga instalimi i dhunshëm i tij në krye të BFI-së, më shumë është takuar me ambasadorët maqedonasë se sa, bie fjala, me “myftiun” e Prilepit, të Resnjës, të Velesit, të Shtipit, të Kumanovës, të Dibrës dhe Kërçovës! Tamam si fuksat e dikurshëm që para se të ndërmerrnin ndonjë “aksion subversiv” në ilegale, shpesh i frekuentonin ambasadat jugosllave! Ka pasur mundësinë të takojë dhjetra personalitete shqiptare me peshë, nga sfera politike, kulturore e sportive, por, ja që zgjedh, si çdo herë, të takojë ambasadorin maqedonas! Mbase për të lënë apo për të marrur ndonjë mesazh të koduar!Arsye, motiv dhe obligim tjetër nuk ka! Një teolog i dështuar t’i shëtisë b… nëpër ambasadat maqedonase?!
Shaqir Fetai më shpesh i organizon takimet nëpër ambasada maqedonase se sa që organizon në Rijaset një takim të drejtuesve të organeve dhe institucioneve të BFI-së!
1KlikLarg