Xhenxhefili është një super ushqim që ka një aromë dhe shije specifike. Përmban antioksidantë, vitamina, minerale dhe vajra esencial që ndihmojë trupin, mendjen dhe shpirtin.
Vajrat dhe mineralet që janë në përbërje të xhenxhefilit kanë efekte anti virusale, anti bakteriale, anti parazitore.
Një nga mënyrat më të mira për të konsumuar xhenxhefilin është të përdoret në çaj, çaj i cili ofron shumë benefite shëndetësore që rrit energjinë, lumturinë dhe shëndetin në përgjithësi.
Më poshtë ju sjellim disa përfitime të çajit me xhenxhefil, transmeton Klan Kosova.
Qetëson stomakun
Redukton stresin
Forcon sistemin imunitar
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Qetëson dhimbjet e muskujve
Freskon erën e gojës
Ndihmon në humbjen e peshës
Ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzhaimerit