Përpjekjet e hipokritit për t’u viktimizuar

Në një ga ato diçiturat e bajatshme e sharlatanteske të Shaqir Fetait, i shtrënguar nga nevoja e flaktë për pak lavdërim, nis e vetëlavdërohet duke u munduar që ta shurdhojë zërin kritik që po kumbon furishëm ditë e më shumë kundër tij. Shaqir Fetai, veç të tjerash, shkruan: “Kjo kohë nuk lejon të humbish mund e të merrshet me ata që mbjellin shpifje, ofendime, sharje, shantazhime, sepse të sjell veten në situatë pasiviteti…”

Nga Valbon Osmani

Kush po e shantazhuaka Shaqir Fetain? Për këtë nuk di gjë as opinioni por as organet gjegjëse të drejtësisë! Të shantazhohet Shaqir Fetai ndërsa ky mos ta paraqesë shantazhin, kjo është pjesëmarrje në vetëshantazhim! Nuk është e çuditshme të dëgjohet një ditë se si Shaqir Fetai e shantazhon vetëveten, sepse, është nëna e shantazheve!
Kush po shpifë për Shaqir Fetain kur mbarë bota e di se si erdhi në krye të BFI-së? Si e zhvilloi puçin klasik i ndihmuar nga strukturat e caktuara antifetare e antikombëtare të strukturuara në pushtetin maqedonas.
Si mund t’i thotë shpifje Shaqir Fetai faktit që ai e tradhëtoi liderin historik të BFI-së, ia nguli thikën pas shpine, pasi e ndihmoi dhe këshilloi të futet llugave për të cilat Shaqir Fetai ka pasur njohuri të hollësishme!
Janë me dhjetra portale, me dhjetra media kombëtare, me dhjetra personalitete kombëtare që kanë dëshmuar publikisht se si kanë qenë të spiunuar nga Shaqir Fetai dhe nga familjari i vet ambasador deri sa kanë shërbyer në UDB e në KOS! Pra, nuk është një apo dy që të llogariten si tendencë për shpifje, porse janë me dhjetra e dhjetra që kanë dëshmuar ndërsa spiunët kanë heshtur dhe nuk kanë reaguar nga frika se mund të vërshohen nga të tjera fakte, argumenta e dokumenta!
Si mund të thuhet se “po shpifin rrugaçë” kur dhjetra media kanë shkruar për puç që i kanë bërë Shaqir Fetait, edhe atë jo një por, që kur u instalua dhunshëm në krye të BFI-së, i përjetoi tri puçe! Do me thënë, bashkëpunëtorët e tij, për brenda dy-tri viteve tri herë i shprehin mosbesim, shprehin pakënaqësinë dhe kërkesën që sa më parë të ikë nga posti i uzurpuar pa kurrfarë merite!
A është shpifje konstatimi se Shaqir Fetai qëllimisht paraqitet si “gllup” dhe natë e ditë shkelë Kushtetutën e BFI-së, vetëm e vetëm që t’i realizojë kërkesat e huaja për ta degraduar e rrënuar BFI-në. Këtë mision e ka Shaqir Fetai dhe, madje është mirë që ta pranojë këtë mision, ndryshe, do të llogaritet si fare i pamend dhe marrëzisht i verbuar për karrierë për ç’gjë është në gjendje të bëjë gjithçka të keqe.
Si mund t’i thotë shpifje kur mbarë bota e di se si ka shpikur poste, organe, institucione, vetëm e vetëm që t’i emërojë njerëzit që me lezet ia fërkojnë bolet derisa ky pjerdh për shtatë palë qejfe duke shkatërruar gjithçka që është ndërtuar me mund e me gjak në këtë Institucion. Ka emëruar myftinj kordinatorët që nuk janë të denjë as për imamë të katundeve të thella malore!
Si mund të thotë se dikush për të po shpifë se rreth vetes ka spiunë e hajna të tmerrshëm ndërsa tashmë i ka larguar e “sistemuar” si njerëz të rrezikshëm që paskan vjedhur e spiunuar! Madje për këtë i ka informuuar edhe ambasadorët në vendin tonë! Tani, kush po rrenë: opinioni apo Shaqir Fetai?
Kush po e shanë Shaqir Fetain kur dihet se 12 anëtarë të Rijasetit nënshkruan që ai të shporret nga posti që e uzurpoi paturpësisht, ndërsa ky duke i kërcënuar me polici dhe pas mesnatës, disa i ktheu, disa i largoi e disa do t’i largojë këto ditë!
Po pse kush është Shaqir Fetai që të duhet me patjetër! Meqë paska kaq shumë që nuk e duan, pse ky nuk e provon të kundërten, pse nuk i bindë që është i mirë por i largon nga puna dhe të tjerëve u kërcënohet se do t’i çmend me atë çfarë do t’ju bëjë! Kush është ky farë beshareti që të duhet me dhunë! Mos është gjë BFI-ja ojq e tij personale që ky të largojë e të afrojë me ligje e nene inegzistente! T’i largojë dhe t’i etiketojë me nofka nga më pezhorativet: hajna, spiunë, bashkëpunëtorë të elementeve të huaja, njerëz që kishin vjedhë në BFI… Të gjithë këta sot flasin se çfarë kriminaliteti në të vërtetë ka bërë dhe po bën Shaqir Fetai për këtë kohë për ç’gjë ata janë detyruar që të ngrisin iniciativë që ta largojnë nga BFI! Thonë që për momentin bashkëpunëtorë më të ngushtë e ka hajnin e mbi 40 mij eurove qe ia dhanë amanet për BFI-në! Sipas Shaqir Fetait këta paskan bërë mëkat dhe prandaj duhet të lagohen, sepse janë ngritur kundër “të parit”! Po Shaqir Fetai kundër kujt u ngrit? Kujt ia nguli thikën? Kë e trdhëtoi? Pse e mori mbi vete këtë mision kaq antishqiptar e antiislam?
Se sa i suksesshëm na qenka treguar Shaqir Fetai për këtë po dëshmuaka situata ekonomike si asnjëherë më e fortë, organizimi i mrekullueshëm i haxhit dhe kurbanët, por dhe hyrje daljet “kombëtare” e ndërkombëtare në BFI!
Ky konsntatim flet se Shaqir Fetai kurrë nuk ka qenë i preokupuar me BFI-në, kurrë nuk i ka interesuar se çfarë po bëhet aty, kurrë nuk i kanë interesuar sukseset epokale, të arriturat epike, sukseset e paimagjinueshme! BFI-ja u mëvetësua më 1991 dhe, për brenda dy dekadave arriti të bëhet institucion me reputacion gjithandej botës. U vizitua nga burrshtetas, nga ministra të vendit e të huaj, nga personalitete, emisarë e diplomatë ndërkombëtarë; u bë anëtare e shumë organizatave botërore, mori pjesë në shumë kongrese, seminare e evente botërore, ngriti lart zërin për padrejtësitë që ushtrohen kundër shqiptarëve si popullatë shumicë në numërin e përgjithshëm të myslimanëve të vendit. Organizoi shmë evente me karakter kombëtar e ndërkombëtar!
Shaqir Fetai as që mund t’i ëndërrojë këto suksese, ndërsa po i palos sukseset një mbi një në rrënim dhe shkatërrim të BFI-së!
Nuk paska probleme financiare? Po ku të ketë probleme kur ia kthyen ata që e sollën në krye të BFI-së bonat me vlerë, si shpagim të vakëfit të nacionalizur dhe “të pakthyeshëm”. Shaqir Fetai një ditë do të përgjigjet penalisht për shpenzime të këtyre bonove, sepse, po i bie që ka shitur vakëfin për t’i kënaqur me rroga bashkëpunëtorët e vet dhe për të pasur mundësinë për të vjedhur sa t’i dojë e zeza zemër.
Qenka mbyllur numri i paraparë për haxhilerët e vitit të ardhshëm si dhe për ata të vitit 2025 dhe, këtë Shaqir Fetai e llogarit si sukses të vetin! Shaqir Fetai ka ngritur strategji për të pasur mundësinë për të vjedhur gjithnjë e më shumë! Tani janë nja 500-1000 vende të zbrazea që do të nxirren në lecitacion e që do t’i fitojnë ata që do të japin më shumë nga çmimi i caktur për në haxh. Këtë strategji do ta zhvillojë duke u prononcuar që tani se për dy vitet e ardhshme janë mbushur të gjitha vendet e caktuar për haxh. Dhe, edhe nëse është e vërtetë kjo – kjo nuk mund të llogaritet sukses i Shaqir Fetait, porse përmirësim i kushteve ekonomike të njerëzve që kanë dëshirë dhe mundësi të shkojnë në Haxh.
Janë makina, janë troje, janë prona për të cilat ekzistojnë fakte që Shaqir Fetai “ka paguar” qindfishin e çmimit fillestar, duke u thënë se do t’u japë kaq lekë që ata t’ia kthejnë kaq lekë!
A mund të jetë shpifje se në Gostivar, në paralelen e vajzave sivjet janë praqitur vetëm pesë vajza që kanë shprehur dëshirë për të mësuar në Medresenë Isa Beu! Paralele me pesë nxënëse?! Po pra, do të funksionojë, sepse e bija e Shaqir Fetait mund të ngelë pa punë! Ja pra, ja që Shaqir Fetai nuk i vjel myslimanët e vendit për medresantët e për të mirën e islamit por për bijën e vet dhe për të mirën e bashkëpunëtorëve që duhet t’ua mbushë gushën me qëllim që t’ua blejë lojalitetin!
Ku ngeli Hoteli i BFI-së? Si u bë që në pallatet e ngritura në (ish-komunaleci) vakëf të Myftinisë së Shkupit plotë funksionarë të Shaqir Fetait kanë përfituar nga një hyrje! Si u bë që Medreseja nuk akreditohet dhe nuk do të akreditohet pa një dëmshpërblim nga ana e Shaqir Fetait për ata që do ta “akreditojnë”! Çka po bëhet me vakëfin qindra mijëra euro ku ishte përpara zyrja e Myftinisë së Shkupit e sot po degradon në kotec pulash e qenësh endacakë! Njerëzit po shohin tek hynë e dalin nga aty konsumues të drogës, çifte prostitutësh, ngase është lënë si objekt publik!
I thotë shpifje Shaqir Fetai edhe faktit që Ibn Pajko u shit për 350 mij euro!
I thotë shpifje Shaqir Fetai edhe faktit që studentët e arkitekturës nuk dinë asgjë për ndërtimin dhe dimensionet e objekteve të vjetra fetare islame ndërsa janë të obliguar gati të dinë për çdo kishë që është ndërtuar!
A është shpifje edhe fakti që xhamitë e vjetra edhe më tej, si në kohën e ateizmit jugosllav, vlerësohen si “monumente historike” apo si “objekte të rëndësisë së veçantë, me vlerë historike” dhe nuk trajtohen si trashëgimi kulturore! A e di Shaqir Fetai se pse nuk trajtohet trashëgimi kulturore?
Shaqir Fetai është rrenci më i pashembullt në fytyrë të tokës, është mynafiku dhe hipokriti më i rrezikshëm, është hajni më i pashpirt si dhe është dhe do të ngelë në histori si rrënuesi dhe shkatërruesi më i vullnetshëm i gjithçkaje të arritur në emër të fesë islame dhe të kombit. Si të tillë, Shaqir Fetain nuk e do Zoti, ndaj dhe nuk e duan as njerëzit.

Leave a Reply