Personi X

Personi, si Shaqir Fetai, i cili një karrierë të tërë prej intriganti e ka ngritur mbi vjedhjen, mbi tradhëtinë dhe komplotin, mbi gënjeshtrën dhe trillimin, mbi akuzat kurrë të paprovura përpara opinionit dhe drejtësisë, natyrisht që në fund të “karrierës” do të duhet të ndërmarrë ca masa me qëllim që, pas “karrierës” të dalë i “paakcesueshëm” as nga drejtësia e as nga mbrojtësit e rendit dhe të sigurisë! Mbetet të shihet se sa do t’ia dalë kësaj Shaqir Fetai

Nga Mahir Rexhepi

1.
Shaqir Fetai i vodhi arabët që po tentonin të ngrisnin vakëf miliona euro në Gostivar dhe, ata u detyruan që të ikin! Shaqir Fetai u trimërua në këtë vjedhje pasi që “babai shpirtëror” i tij, ish-reisul ulema, ia kishte hapur magazen e lavdëratave që të vjedhë merita të huaja! Shaqir Fetai u trimërua të vjedhë nga kontributet e myslimanëve të vendit, madje, përveç kësaj, me heshtjen e tij prej qyqari e stimuloi vjedhjen masovike nga kolgët e vet në profesionin e hajnisë. Shaqir Fetai e vodhi një post të cilin, në mënyrë legale e legjitime, kurrë nuk do ta arrinte, sepse, që të gjithë faktorët vendimtarë e dininë se kush është Shaqir Fetai, kush kishte qenë ai si student dhe si kishte bashkëpunuar me shërbimin e UDB-së!
Shaqir Fetai, meqë kishte qasje në dosjet policore të secilit drejtues të organeve të BFI-së, të cilët vendosin për fatin e “reisit”, ai mjeshtrisht ia doli që ta përdorë këtë epërsi dhe t’i kanalizojë të gjithë në projektin e komplotit përmes të cilit do të tradhëohej njerun që i kishte bërë “insanë” dhe që ua kishte zgjatur pameritueshëm dorën për t’i nxjerrur në “bregun e karrierës”! Kësisoj, Shaqir Fetai ia doli që ta kryej vjedhjen më të madhe në historinë e BFI-së – vodhi pozitën të cilën për më të madhin kijamet nuk e meritonte! Me ndihmën e organeve të drejtësisë, me ndihmën e organeve të rendit e të sigurisë si dhe me ndihmën e strukturave të ngjashme antiislame, ia doli që të insalohet në krye të BFI-së! Më tej, qëndrimin në këtë pozitë e vodhi prej anëtarëve të “rijasetit” të tij, duke i shantazhuar e duke i blerë me paratë e vjedhura nga arka e BFI-së! Ia vidhte vizitat qytetarëve që kishin dëshirë të pijnë nga një çaj me “reisin” ndërsa ky i paraqiste si përkrahës dhe urues të “detyrës së re” prej hajduti!
Tashmë organet antiislame e kanë parë gabimin fatal që e kanë bërë me këtë instalacion të shpifur, e kanë parë që Shaqir Fetai është njeriu më i rrezikshëm që për fe ka intrigën, kanë nisur që ta lënë në baltë dhe haptazi të kërkojnë falje për gabimn që e kanë bërë. Këtë ndiesi e ka edhe Shaqir Fetai, prandaj, po ngutet që të kërkojë “çare” prej organit të drejtësisë dhe të rendit e të sigurisë! I viziton njërin pas tjetrit!

2.

Ministria e drejtësisë ia paska organizuar një pritje me nivel të lartë të organizimit!!! Kështu thotë, pa fije turpi, Shaqir Fetai! Kështu ai përpiqet që ta degradojë edhe ministrin por edhe ministrinë, të cilët, paskan organizuar një pritje të nivelit të lartë! Për kë? Për ORAO-n e Stanko Dragoviqit të UDB-së?!
Shaqir Fetai, në mënyrë cinike thotë: “Mbetet që në të ardhmen të bashkpunohet në nivele të ndryshme në mes BFI e RMV dhe Ministrisë së drejtësisë”! Në çfarë nivele të ndryshëm mund të bashkëpunojnë Ministria e Drejtësisë dhe BFI-ja? Është vetëm një nivel bashkëpunimi: drejtësia të shkojë në vend! Ministria e Drejtësisë ka për obligim që të nxisë organe kompetente që të hulumtojë vjedhjen, keqpërdorimin e pozitës dhe detyrës zyrtare si dhe shpërdorimet e të gjitha letrave në vlerë që shteti ia ka dhën BFI-së si pjesë e decentralizimit të pronave të nacionalizuara! Dikush duhet të përgjigjet për këtë vjedhje të ndodhur në kohën e instalacionit të quajtur “Shaqir Fetah”! Nuk mundet që hajnat të përfitojnë nga shteti ndërsa kurrë mos t’i përgjigjen organeve gjegjëse të shtetit!

3.
Nëse Drejtësia angazhohet për drejtësi, Ministria e Punëve të Brendshme përkujdeset që kjo drejtësi të shkojë në vend ndërsa të lidhen në pranga të gjithë keqpërdoruesit e të mirave të drejtësisë.
Duke u frikësuar se ky fat do ta ndjek edhe Shaqir Fetain, ky farë “strategu” merr pjesë në Ditën e MPB-së! Secili organ në strategjinë e vet synon që t’i përfshijë në një “poligon” të gjithë shtresat, pavarësisht nëse ndaj ndonjë shtresë shoqërore është bërë padrejtësi tendencioze, është ushtruar dhunë, apo edhe likuidime! Me këtë tubim në fakt vetëmsa justifikohen masat e dhunshme që janë përdorur qëllimisht, sa për të ushtruar superioritetin institucional ndaj “ardhacakëve”!
Edhe Ministria e Drejtësisë, por edhe ajo e Punëve të Brendshme është shumë koshiente për padrejtësinë dhë montimet politike të shumë rasteve të ndodhur mbi shqiptarët e RMV-së.
Asnjëherë nuk u kërkua falje publike nga kjo Ministri për dhunën e ushtruar mbi shqiptarët! Asnjëherë nuk u kërkua falje publike mbi kualifikimet politike të kësaj ministrie (ju kujtohet Gordana Jankullovska) për plakën shqiptare 64 vjeçare te e cila u gjet një Kuran dhe, mjaftoi ky fakt që plaka të akuzohet si “fundamentaliste dhe terroriste myslimane”! Shumë dhunë e kualifikime politike të kësaj Ministrie pa e dhënë gjykimin organet e drejtësisë! Nuk kanë ndodhur këto raste para 100 viteve! Kanë ndodhur sëafërmi dhe, asnjëherë nuk u kërkua, për hirë të bashkëjetesës, një falje publike ndaj shqiptarëve dhe, përgjithësisht, ndaj myslimanëve! Dhe Shaqir Fetai shkon dhe ua nderon Ditën Ministrisë e cila u ka shumë hak shqiptarëve, myslimanëve të vendit!
Natyrisht, nuk do të duhej të bojkotohej, por, nderimi do të duhej të bëhej me delegacion të nivelit më të ulët dhe jo me prezencë t’i bekonte vetë Shaqir Fetai!
Apo, mesazhi i pjesëmarrjes së tij në këtë Ditë ishte: “Kur t’m’i lidhni duart, m’i lini pak të shlirshëm prangat”!
Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se përgjegjësia për tradhëti, për komplot, për rrena e shpifje dhe për vjedhje do ta zë shumë shpejt! Nuk do t’i shpëtojë mallkimit për tërë atë degradim e devalvim që ia bëri BFI-së si dhe vetë fesë islame. Islami nuk mund të zhvillohet mbi parimin e vjedhjes, të tradhëtisë e të komplotit. Këtë e di dhe vetë Shaqir Fetai! Ndaj dhe trishtohet nga ajo që do ta presë!

Leave a Reply