Pjestarët e FSK-së trajnohen për operacionet gjatë natës

Pjesëtarët e regjimentit të parë të Forcave Tokësore në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë realizuar trajnimin “Patrullat luftarake gjatë natës”.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në kuadër të trajnimit janë realizuar ushtrime për detyrat kyçe kolektive të njësisë në kushte të natës.

Sipas njoftimit, gjatë këtij trajnimi janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operime në zona urbane dhe janë realizuar gjuajtje reale.

Qëllimi i trajnimit sipas njoftimit është ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate.

“Kompania 1A e Regjimentit të parë të Forcave Tokësore, ka realizuar trajnimin “Patrullat Luftarake gjatë natës”. Në kuadër të trajnimet janë realizuar ushtrime për Detyrat Kyçe Kolektive të njësisë në kushte të natës. Gjatë kësaj kohe janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operimi në zona urbane, dhe janë realizuar gjuajtje reale. Qëllimi i trajnimit ka qenë ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate”, ka njoftuar FSK-ja. 

Leave a Reply